Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha: Kosova s’ka ministër të jashtëm, Hyseni më i kompletuari për disa detyra

    FrontOnline
    3 vite më parë

    Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha ka thënë sot se sulmet që po bëhen ndaj koordinatorit për dialog, Skender Hysenit, janë përpjekje për të personalizuar ngjarjen në Shtëpi të Bardhë, apo për ta goditur në mënyrë indirekte, raporton Front Online.

    Berisha në Facebook ka shkruar se Skender Hyseni është sipas tij njeriu më i thirrur dhe më i kompletuar në kryerjen e detyrave në këtë periudhë delikate për vendin.

    Shkrimi i tij:

    Sulmet ndaj koordinatorit shteteror, ish kryediplomatit dhe keshilltarit te dr Rugoves, z. Skender Hyseni, jane perpjekje qe te personalizohet ngjarja ne Shtepine e Bardhe respektivisht te goditet ne menyre indirekte.
    Duke njohur fort mire potencialin tone duke perfshire edhe njohurite e kompetencen individuale te tyre, me pergjegjesi te plote e them se z. Hyseni eshte njeriu me i thirrur dhe me i kompletuar ne kryerjen e detyrave ne kete periudhe delikate per vendin tone.
    Nuk ka dyshim se nga gjithe ministrat e jashtem, ka qene i vetmi qe ka kryer mandatin pa eksese e gabime te renda diplomatike qe i kane kushtuar me vone Kosoves, dhe eshte perpjekur qe rrjeti diplomatik te jete ne funksion te shtetit.
    Pervoja ime me te si ambasador, ka qene apsolutisht ne nivel korrektesie e profesionaliteti.
    Perpjekjet qe te arriturat diplomatike, e sidomos me SHBA-te, t’i minojme permes politikes se brendshme, me kujtojne thenien e Stefan Zvajgut, se: “mosdija perhere prodhon vrazhdesi”, qe nenkuptueshem tregon nivel te ulet te vetedijes shteterore.
    Ne fund te fundit, z. Hyseni nuk eshte fajtor pse Kosova ne gjithë keto vite nuk ka Minister te Jashtem.

    Është koha të shijojmë çokollatën më të mirë..
    Nga Rubrika
    Front TV24 Mars 2023
    Sot shënohet 24-vjetori i fillimit të sulmeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake policore serbe. 24 vjet më parë NATO ndërhyri për të...
    Lajme24 Mars 2023
    Kryesia e Partisë Socialdemokrate (PSD), me rastin e shënimit të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët...
    Lajme24 Mars 2023
    Ekipet e “Xhenios” të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë nisur ndërtimin e urës mobile në fshatin Aqarevë të...
    Të tjera
    Lajme24 Mars 2023
    Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mirëpritur marrëveshjen e arritur gjatë bisedimeve të mbajtura në Republikën e Maqedonisë së Veriut për zbatimin e...
    Lajme24 Mars 2023
    Kryeparlamentari Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, sot kanë shkuar në Gllogjan për të nderuar dëshmorët e...
    Vip24 Mars 2023
    Bledi Mane vijon të jetë po aq thumbuas sa edhe brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ai ka publikuar një foto...
    Lajme24 Mars 2023
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me ambasadorë të  shteteve të QUINT-it, kanë bërë homazhe te Memoriali i ushtarëve të...
    Lajme24 Mars 2023
    Ekipet e “Xhenios” të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë nisur ndërtimin e urës mobile në fshatin Aqarevë të...
    Lajme24 Mars 2023
    Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.