×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha: Kosova dhe shqiptarët janë përfituesit më të mëdhenjë nga gjeostrategjia amerikane

    FrontOnline
    22 Shtator 2020

    Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka folur sot për angazhimin amerikan në procesin e normalizimit ekonomik në mes të Kosovës dhe Serbisë.

    Berisha ka thënë se Kosova dhe shqiptarët janë përfituesit më të mëdhenj në botë të gjeostrategjisë amerikane dhe shton se vizita e djeshme e zyrtarëve të lartë amerikan është në shërbim të një strategjie të tillë.

    Berisha thotë se ata që po provojnë të relativizojnë një angazhim të tillë të SHBA’së janë duke e imituar Enver Hoxhën, derisa potencon se tendenca për t’i treguar Washingtonit se si duhet të sillet me Beogradin është absurd në vete.

    Këtë e thotë Berisha duke rikujtuar edhe një herë faktin se SHBA ka bombarduar Serbinë pikërisht për shkak të sjelljeve arrogante dhe mosudrimit ndaj popujve tjerë.

    “Ashtu siç e kam thene edhe me pare, Kosova dhe shqiptaret jane perfituesit me te medhenje ne bote nga gjeostrategjia amerikane ne dekadat e fundit.Edhe vizita e djeshme e delegacionit amerikan ishte ne funksion te kesaj strategjie, ne te cilen Kosova do te jete perfituese si shtet derisa shqiptaret si komb.Perpjekja per te relativizuar kete angazhim duke analizuar situaten politike ne ShBA eshte nje imitim i zbehte i ‘babes Enver’ dhe i dalur boje. Ne anen tjeter, kerkesat per t’i treguar Amerikes se si duhet te sillet me Serbine, shtetin qe e ka bombarduar ate, eshte nje arrogance apsurde”, ka thënë Berisha.

    Sipas tij populli duhet të rivlerësojë politikanë të tillë që sipas tij manipulojnë dhe relativiziojnë angazhimin amerikan.

    “SHBA- te kane bombarduar Serbine pikerisht per shkak te veprimeve te saj arrogante, mosdurimin e tyre ndaj popujve te tjere, pikerisht edhe ndaj shqiptareve, e jo pse ato jane apriori kunder serbeve dhe ne favor te shqiptareve.Eshte koha, qe politikanet manipulativ, qe nuk kane asnje ide e plane konkrete per te kontribuar qe vendi i tyre te plotesoj standardet demokratike perendimore te rivleresohen nga qytetaret ngase shteti yne nuk ka mundesi te mbetet ne kembe me gjithe keto apsurditete qe jane lojera fjalesh dhe nuk sjellin asnje dobi konkrete”, ka shtuar ai.

    “Edhe ata, qe jane per bashkepunim me SHBA-te, ne projektet regjionale, nuk jane duke bere ndonje heroizem per te cilin duhet te fitojne poena politike ngase thjeshte jane ne kryerje te detyrave shteterore te nenkuptueshme.

    Eshte e pafalshme qe pas 20 viteve, ne jemi duke nderruar pozicionet me Serbine, perderisa politikanet serbe publikisht jane duke deklaruar se kemi detyrim ndaj femijeve tone te mos i prishim raportet me shtetin me te fuqishem ne bote, shqiptaret ne shenje ‘mirenjohjeje’ ndaj kontributeve amerikane kane filluar betejen apsurde te kundershtimeve per te gjetur aleanca edhe me apsurde te kohes se kaluar.

    Ne vend qe te koncentrohemi, ne organizim te brendshem per te argumentuar kerkesat tona qe cdo marreveshje te avansoj ne favorin tonë, ne jemi duke mandatuar veten per t’i ligjeruar SHBA-ve demokracine, shtetin, sovranitetin dhe gjeostrategjin.

    Nuk ka dyshim, se perveç mosdijes ketu fshihen edhe qellime te keqija!”, ka përfunduar ish-zëvëndësministri.

    Ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...
    Lajme28 Mars 2024
    Asamblisti i Vetëvendosjes në komunën e Gjilanit, Ismajl Kurteshi i ka mohuar të gjitha pretendimet për punësimin e nuses së kushëririt të...
    Lajme28 Mars 2024
    Një aksident mes një automjeti dhe një motoçiklete ka ndodhur sot në rrugën “Garibaldi” Prishtinë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Një grup nga Kori i Filarmonisë së Kosovës kanë performuar “Unë biri yt Kosovë” në Aeroportin e Romës. Videon e ka publikuar...
    Lajme28 Mars 2024
    Aktivisti i Partisë Socialdemokrate (PSD) Frashër Krasniqi, i ka shkuar në tavolinë deputetit të Vetëvendosjes, Armend Muja, teksa po pinte kafe në...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ajo që tronditi shumë një ekip ndërkombëtar mjekësh që vizitoi një spital në pjesën qendrore të Gazës, ishte numri i madh i...
    Lajme28 Mars 2024
    Ish-diplomati Blerim Canaj, ka deklaruar Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), janë duke garuar për vendin e...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, Andin Hoti e sheh shumë të rëndësishëm anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Hapi...
    Lajme28 Mars 2024
    Lidhur me situatën e grave në Kosovë, Valdete Idrizi, aktiviste e të drejtave të njeriut, feministe dhe aktiviste e paqes, ka theksuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.