×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha e quan të çuditshëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese

    FrontOnline
    22 Dhjetor 2020

    Kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha thotë se partia që ai përfaqëson do të garojë e vetme në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

    Berisha në një intervistë për KosovaPress, thotë se në zgjedhjet që pritet të mbahen brenda 40 ditësh synojnë t’i kenë dy deputetë.

    vendimin e Gjykatës Kushtetuese e konsideron vendim të çuditshëm.

    “Ne e kemi kapacitetin tonë që të garojmë vetëm pasi që ne garojmë për vende të garantuara dhe zakonisht para zgjedhjeve ne nuk bëjmë asnjë koalicion, jemi parti tek komunitetet goxha serioze dhe kemi një elektorat goxha stabil dhe mendoj se i plotësojmë të gjitha kushtet për të shkuar dhe garuar dhe pretendojmë që partia Liberale Egjiptiane që unë përfaqësoj kësaj radhe do t’i ketë dy deputetë që i bien maksimumin e që na jep sistemi zgjedhor neve”, theksoi ai.

    Vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Berisha e ka cilësuar si vendim të çuditshëm por që sipas tij ky vendim ka sqaruar edhe situate të tjera.

    “Për mua një vendim i çuditshëm si vendim për shkak se konsideroj se janë tejkaluar pak a shumë kërkesat e parashtruesit është tejkaluar ka dal në një situatë tjerë. Megjithatë është vendim i Gjykatës Kushtetuese dhe si institucionalist që jam normalisht e respektoj dhe mendoj se ata i kanë arsyet e veta, mendoj se kanë sqaruar shumë situatë të tjera kur ne në të ardhmen e dimë dhe e kuptojmë edhe e dimë se si duhet të veprojmë për një gjë është një lloj fatkeqësie në këtë kuptim që me kohë me institucionet përgjegjëse si KQZ dhe gjykatat do të duheshin që ta kishin vëmendjen dhe as zotërinë Ethem Arifi të mos e lejonin që të mos kandidonte”,tha ai.

    Derisa thotë se nuk do të duhej që vendi në këtë kohë të shkonte në zgjedhje, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha thotë se sistemi politik në Kosovë duhet të ndryshojë.

    “Është tepër e palogjikshme që ende pa i bërë një vit të plotë në funksionalitet po shkojmë në zgjedhje për mua vërtetë në Kosovë është bërë traditë që një vjet ose dy vite maksimumi të qëndroj një qeveri. Mendoj se sistemi politik duhet të ndryshojë dhe ashtu ne nuk e kemi pasur situatën e mirë çështja e presidentit ka qenë pengesë dhe mundësi eventuale që me shkua në zgjedhje. Mos miratimit të buxhetit e plotë arsye të tjera, megjithatë atë mendoj se duhet të ulemi dhe të punojmë në një reformë zgjedhor prapë po shkojmë me defektet e njëjta elektorale”, theksoi Berisha.

    Gjykata Kushtetuese mbrëmë ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Ethem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, me çka edhe zyrtarisht vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme. Vota e deputetit Etem Arifi ishte vendimtare për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor./FrontOnline/

    FITO 10.000 EURO ME PAKO PREMIUM PLUS!
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Ish-ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku ka folur në lidhje me çështjen e vizave për serbët e Kosovës. Ai u shpreh se ky...
    Lajme23 Prill 2024
    Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka pritur sot në takim ministrin shqiptar të Punëve të Jashtme, Igli Hasani. Në takim u konfirmua...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me presidentin e Francës Emmanuel Macron i ka kërkuar mbështetjen për...
    Të tjera
    Vip23 Prill 2024
    Spektakli i natës së sotme ka filluar me transmetimin e disa pamjeve, në të cilat protagonistë kanë qenë Egla dhe Romeo. Pak...
    Lajme23 Prill 2024
    Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shumë gra e vajza që përjetuan dhunën seksuale nga forcat...
    Lajme23 Prill 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sonte në Shkodër ka ndodhur një konflikt nga i cili janë therur me thikë babë e bir, të cilët janë dërguar në...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për qeverisjen e tij gjatë këtyre...
    Lajme23 Prill 2024
    Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj Kosovës mbi bazën e një raporti të Përfaqësuesit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.