×
  • Lajme
  • Lajme

    Beqiri takoi shefin e misionit të EULEX-it në Kosovë, bisedoi për të arriturat dhe sfidat e Kosovës

    FrontOnline
    06 Tetor 2020

    Kryetari i Komisionit për Integrime Evropiane, Ismet Beqiri, priti sot në takim shefin e misionit të EULEX-it në Kosovë, ambasadorin Lars- Gunnar Wigemark, me të cilin bisedoi për të arriturat dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet vendi ynë në rrugën e integrimit evropian.

    Me këtë rast, kryetari Beqiri fillimisht e njoftoi atë me angazhimet që ka Komisioni, përkatësisht fushëveprimtarinë e tij.

    Lidhur me këtë, ai nënvizoi se pavarësisht rrethanave të rënduara për shkak të pandemisë, Komisioni ka qenë i përkushtuar që të kontribuojë në çështjet që kanë të bëjnë me integrimin.

    Ndër angazhimet konkrete të Komisionit, kryetari Beqiri përmendi përkushtimin që ligjet e miratuara në Kuvend të jenë në harmoni me ato të BE-së.

    Kryetari i Komisionit, Beqiri, përfaqësuesit të EULEX-it, z. Lars- Gunnar Wigemark, ia bëri të ditur edhe nevojën e madhe që procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët tonë të marrë fund, ndërkaq, nga ai kërkoi mbështetje të mëtejme për realizimin e këtij qëllimi.

    Në fund të fjalës së tij, kryetari i Komisionit, Beqiri, pasi falënderoi përfaqësuesin e EULEX-it për ndihmën e gjertanishme për institucionet e vendit tonë, tha se “vetëm sundimi i plotë i ligjit, garanton të ardhme të sigurt për vendin tonë”.

    Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, ambasadori Lars- Gunnar Wigemark, nga ana e tij, vlerësoi angazhimet e Komisionit dhe premtoi bashkëpunim dhe mbështetje edhe në të ardhmen.

    Ndër çështjet e ngritura nga ai, vend të veçantë zuri nevoja e sundimit të ligjit dhe lufta kundër korrupsionit, ndërkaq, për një sukses të plotë vlerësoi se bashkëpunimi ndërmjet institucionit që ai udhëheqë dhe institucioneve të vendit është në dobi të të gjithëve. ​

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për ndërprerjen e energjisë-elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Qeveria e Kroacisë ka nisur procedurat për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve mes Zagrebit dhe Prishtinës. Kjo u bë e ditur...
    Lajme29 Mars 2024
    Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike të Bashkimit Evropian nëpër botë, Mirosllav Lajçak, që aktualisht është i dërguari i...
    Kronika29 Mars 2024
    Të paktën gjashtë raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin e fundit 24-orësh të Policisë. Dy prej rasteve kanë ndodhur...
    Të tjera
    Kronika29 Mars 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj katër personave....
    Kronika29 Mars 2024
    Një grua ka njoftuar policinë se derisa ka qenë në vendin e saj të punës, ka hyrë një person i dyshuar me...
    Kronika29 Mars 2024
    Është arrestuar një person në Pejë nën dyshimin për përgatitje të veprës penale “vrasje e rëndë”. Sipas raportit policor, i dyshuari me...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Artileri e madhe ushtarake serbe, është parë duke u larguar mbrëmë nga komunat e Luginës së Preshevës. Klan Kosova ka siguruar pamje...
    Lajme29 Mars 2024
    Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se vota kundër Kosovës e Malit të Zi në Komitetin për Politikë dhe...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Dy tërmete kanë goditur mëngjesin e ditës së premte Greqinë. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për dy tërmete, njëri...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.