Deputeti nga radhët e LDK-së, Ismet Beqiri, gjatë një debate televiziv, ka folur për Vjosa Osmanin e cila është përjashtuar nga Këshilli i Përgjithshëm i kësaj partie nga dy funksione.
Ai tha se Vjosa ka bërë gabim që është larguar nga partia, pasi që siç tha ai, Vjosa është dashur të luftoj nga brenda.
“Ka në LDK persona që vinë veç për post, Vjosa ka dal në logo të LDK-së ka marrë vota, Vjosa ka gabuar që nuk ka qëndruar ajo është në dy forume të partisë, unë mendoj se secili prej nesh e kemi më mirë me luftuar aty ku duhet më bo ma mirë” , tha ai.