×
  • Lajme
  • Lajme

    Beqa: Nëse nuk vjen në orën 15:00, kryeshefi i KEK-ut do të sillet me polici

    FrontOnline
    02 Dhjetor 2022

    Kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë, Hajdar Beqa, pas dështimit të intervistimit të Kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi.

    Ai tha se deputetët e opozitës kanë luajtur avokatin e kryeshefit duke mos e lënë të përgjigjet në pyetje.

    Beqa tha se Krasniqi nuk i’u është përgjigjur pyetjeve të tyre dhe e ka lëshuar mbledhjen, por thotë që po ndihet keq që situata u ka dalë nga kontrolli.

    “Me vjen keq si Komision na doli situata nga kontrolli”, tha ai.

    “Anëtarët e Komisionit ata nga mazhoranca u munduan ta bëjnë avokatin e zotit Krasniqi i cili është kryeshef aktual i KEK që të mos përgjigjet ne disa pyetje si për shembull, pse nuk është në funksion në gjenerim blloku A5, i cili diku 140 megavat energji elektrike në ditë mund të gjenerojnë dhe të jenë në shërbim të qytetarëve, që i bëjnë nëse e kthejmë në vlerë ekonomike është një vlerë shumë e madhe sepse një megavat energji sot blihet deri 1 000 euro. Të njëjtën kohë ishin edhe pyetje të tjera”, tha ai.

    Beqa tha se kryeshefi i KEK-ut nuk është përgjigjur as në pyetje se pse blloku B2 prodhon 60 megavat energji më pak.

    “Ne nuk e pamë as përgjigjen e Krasniqit edhe tek pyetja se pse sot gjenerohen te blloku B2 60 megavat më pak energji elektrike. Pe ngarkojmë me qindra miliona me kosto për blerjen e energjisë elektrike për qytetarët e Kosovës në mungesë vizionit aktuat të menaxhmentit të KEK-ut” tha ai.

    Kryesusi i këtij komisioni tha se kanë vendosu që sot në ora 15 ta ftojnë Nagip Krasniqi përsëri në Komision, sipas tij nëse ai nuk vjen të hënën do të ftohet me Polici.

    “E ftuam zotri Krasniqin që në ora 15:00 të jetë pjesë e Komisionit Hetimor, ai ka të drejt që mos të flasë, të kërkoj avokat por nuk ka të drejtë të mos i përgjigjet komisioni. Nëse ai nuk vjen në ora 15:00 për t’u përgjigjur, të hënën do të ftohet në bazë të kodit të procedurës penale në shoqërim të policisë së Kosovës”./Front Online

    KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Ish-ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku ka folur në lidhje me çështjen e vizave për serbët e Kosovës. Ai u shpreh se ky...
    Lajme23 Prill 2024
    Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka pritur sot në takim ministrin shqiptar të Punëve të Jashtme, Igli Hasani. Në takim u konfirmua...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me presidentin e Francës Emmanuel Macron i ka kërkuar mbështetjen për...
    Të tjera
    Vip23 Prill 2024
    Spektakli i natës së sotme ka filluar me transmetimin e disa pamjeve, në të cilat protagonistë kanë qenë Egla dhe Romeo. Pak...
    Lajme23 Prill 2024
    Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shumë gra e vajza që përjetuan dhunën seksuale nga forcat...
    Lajme23 Prill 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sonte në Shkodër ka ndodhur një konflikt nga i cili janë therur me thikë babë e bir, të cilët janë dërguar në...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për qeverisjen e tij gjatë këtyre...
    Lajme23 Prill 2024
    Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj Kosovës mbi bazën e një raporti të Përfaqësuesit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.