[wp-story]

Lajme

Beqa i PDK-së i bindur në fitore

Beqa i PDK-së i bindur në fitore
19:36 | 09 Gusht 2019

Deputeti i kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka thënë se PDK-ja, do ta përjetojë fitoren më të madhe ndonjëherë në zgjedhjet që pritet të bahen, pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj

“Vetëm në zgjedhje të partisë kanë marrë pjesë 50.000 qytetarë. Diku mbi 20.000 rini kanë marrë anëtarë të rinj, në procesin e rinisë. Nëse vetëm ka tri vota do të jenë; realisht janë diku 210.000 vota. Do të presim fitoren më  të madhe që kemi pasur ndonjëherë që ka pas PDK” tha ai.

Sipas Beqës, qytetarët kanë ndëshkuar këtë parti në vitin 2017, vetëm për shkak që kishin për kryeministër Ramush Haradinajn.

“Qytetarët në 2017 e kanë ndëshkuar me votë vetëm pse nuk e ka propozuar Kadri Veselin për kryeministër, por Haradinajn. Neve na ka kushtuar. E keni parë dallimin në zgjedhje nga qershori në tetor” u shpreh Beqa

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera