Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa sot ka vizituar Rugovën e Hasit bashkë me asambleistat Urim Hotin, Hysni Muhadrin dhe kryetarin e degës Bexhet Shala.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebooka, Beqa ka thënë se me PDK, Rugova do të këtë infrastruktur moderne, ndriqim publik, hapsira rekreativo-sportive për rini, pallatin e kulturës dhe qerdhen që është nevojë e domosdoshme.
Postimi i tij i plotë:
Në Rogovë të Hasit bashkë me asambleistat e ardhshëm Urim Hotin, Hysni Muhadrin dhe kryetarin e degës Bexhet Shala paraqitëm programin tonë për këtë pjesë të Gjakovës për katër vitet e ardhshme.
Hasi, është një vend me potencial e mundësi të mëdha për turizëm, bujqësi por ende vazhdon të mbesë i pazhvilluar dhe i lënë në harresë nga qeverisjet e deritanishme lokale.
Me Partin Demokratike të Kosovës Rogova do të këtë infrastruktur moderne, ndriqim publik, hapsira rekreativo-sportive për rini, pallatin e kulturës dhe qerdhen që është nevojë e domosdoshme.
Ura e Rogoves është detyrë dhe obligim të jetë funksionale, ne zotohemi se do ta bëjmë realitet.
Më 17 tetor, banorët e Hasit kanë vendosur ta mbështesin Arbënesha Kuqin, Urim Hoti dhe Hysni Muhadrin për qeverisje funksionale dhe të barabartë për të gjithë qytetarët Hasit dhe Gjakovës.