×
  • Lajme
  • Lajme

    Beogradi shpalli të mërkurën ditë zie, Rama: Sinjali më i keq që Serbia mund t’i jepte rajonit

    FrontOnline
    26 Shtator 2023

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sot pasi Beogradi zyrtar ka shpallur të mërkurën ditë zie, pas sulmit terrorist në Kosovë, ku u vranë katër sulmues serbë.

    E Rama në një postim në Twitter shkruan se ky është sinjali më i keq Serbia mund t’i jepte rajonit.

    Lexoni të plotë postimin:

    Zija e shpallur zyrtarisht në Beograd për pjesëtarët e grupit të armatosur që u asgjësuan nga forcat e sigurisë së Republikës së Kosovës, pasi nga ai grup iu mor jeta një efektivi të policisë është sinjali më i keq që Serbia mund t’i jepte rajonit dhe komunitetit euro-atlantik! Në ndërkohën që duhet të kishte hapur një hetim serioz për anëtarët e atij grupi kriminal, lidhjet e tyre me trafikantët e armëve dhe me të tjerë individë apo entitete, në Serbi apo gjetkë, potencialisht të angazhuara në krijimin e një lëvizjeje të armatosur në Veriun e Kosovës, Beogradi me këtë shpallje zije që nuk ka asnjë lidhje me shekullin XXI, i fryn si asnjëherë më parë qysh prej vitit 1999, zjarrit të një konflikti të armatosur!

    Kjo është jo vetëm e pajustifikueshme dhe e papranueshme, por e dënueshme me të gjithë forcën e fjalës e të instrumentave në dispozicion të bashkësisë euro-atlantike!

    Ky është momenti që Serbia duhet ta ndajë qartë dhe prerë mendjen nëse do të jetë me Evropën dhe botën demokratike të shekullit XXI apo me hijen e vetvetes së fundshekullit XX; me vlerat dhe parimet e Bashkimit Evropian e të komunitetit euro-atlantik apo me fantazmat dhe me krimet e të shkuarës së saj të palavdishme të viteve ‘90; me të nesërmen evropiane të fëmijëve të saj të pafajshëm apo me të djeshmen e fajshme të nacionalizmit vrasës e vetëvrasës!

    Ky është momenti kur Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duhet ta ndajnë qartë e prerë mendjen nëse do ta ngrenë në nivelin më të lartë alarmin demokratik për ta ndalur përshkallëzimin e konfliktit në Veriun e Kosovës, i cili ka hyrë në fazën e vet më të rrezikshme qysh prej vitit 1999 apo do të vazhdojnë t’i mbajnë Dialogun për Normalizim dhe angazhimin e KFOR-it në të njëjtin nivel krejt të pamjaftueshëm tanimë! Kjo e dyta sot është krejt e pakëshillueshme, por nesër mund të bëhet krejt e pajustifikueshme, sepse nesër mund të jetë vonë edhe për të parën! Prandaj apeli i Shqipërisë për miqtë e mëdhenj e aleatët strategjikë të Ballkanit Perëndimor është: Veprimin e sotëm, mos e lini për nesër!

    Ky është momenti kur edhe Kosova duhet të reflektojë shumë seriozisht dhe të ndajë mendjen qartë e prerë, nëse do të vazhdojë në kursin e veprimit të shkëputur nga miqtë e saj të pazëvendësueshëm dhe aleatët e saj të padiskutueshëm apo do të veprojë në harmoni e mirëkuptim me komunitetin euro-atlantik, për të arritur qëllimin më madhor në histori pas fitores së luftës e shpalljes së pavarësisë, njohjen përfundimtare si shtet anëtar i këtij komuniteti! Të gjitha rrugët e tjera përveç kësaj të dytës janë rrugë iluzionesh me përfundime të dhimbshme, të cilat e largojnë Kosovën nga qëllimi madhor, e zbrazin atë nga shpirti i ardhmërisë dhe e kthejnë në mënyrën më absurde peng të paqes në mes të Evropës, pasi ka dalë fitimtare nga lufta për t’u bërë një vend i lirë evropian.

    Njoftimet nga KEDS, vendet që s’do të kenë rrymë nesër
    Nga Rubrika
    Kronika02 Dhjetor 2023
    Një këmbësor është goditur nga një veturë në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë. I njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar...
    Lajme02 Dhjetor 2023
    Mujë Ademaj, xhaxhai i së ndjerës, Liridona Murseli, e cila është vrarë të mërkurën në Prishtinë ka folur sot për mediet, ndërsa ka...
    Lajme02 Dhjetor 2023
    Prokuroria e Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë ndaj 10 personave, prej tyre tetë zyrtarë dhe dy qytetarë, në...
    Të tjera
    Sport02 Dhjetor 2023
    Shpresat e Real Madridit për të nënshkruar me yllin e Bayern Munichut, Alphonso Davies në vitin 2024 janë goditur nga një tjetër...
    Vip02 Dhjetor 2023
    Derisa po qëndronin në dhomën e gjumit Kaderi ka thënë se “unë ndihem e kërcnuar nga Blerando”. Ai duke kënduar i ka...
    Vip02 Dhjetor 2023
    Banori më i ri i Big Brother VIP Kosova, Ardi dhe Buci kanë diskutuar për sjelljet e Bleros, ku disa nga deklaratat...
    Vip02 Dhjetor 2023
    Ylli i ka treguar Adrit skenarin që e ka menduar me Santianën. Ai i ka thënë Adrit se “krejt këto gjëra i...
    Bota/Rajoni02 Dhjetor 2023
    Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë të shkallës Rihter goditi rajonin Tarapacá në Kili, njoftoi sot Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), transmeton FrontOnline....
    Lajme02 Dhjetor 2023
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt. Ajo përmes, një postimi në profilin e saj në...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.