×
  • Lajme
  • Lajme

    Beogradi më konsideron kriminel, Donika Gërvalla është koritë me mua

    FrontOnline
    26 Janar 2021

    Ish-shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),njëherit edhe kandidat për deputet, Daut Haradinaj, në “Kallxo Pernime”, ka thënë se ka dashur t’i thotë Kurtit që Çakorri dhe Kulla e Zhlepit nuk janë të Daut Haradinajt.

    “Unë ja kam thënë Kurtit dhe do t’ia them gjithmonë. Vjosa Osmani atë ditë ka bërë një gabim që nuk ia ka dhënë fjalën Daut Haradianjt, dhe nga ajo ditë unë asnjëherë nuk i kam shkuar në zyre. Unë kam dashur të replikojë, kam dashur t’i them Kurtit që Çakorri dhe Kulla e Zhlepit nuk janë të Daut Haradinajt, as demarkimin me Malin e Zi nuk e kemi bërë ne”, deklaroi Haradinaj.

    “Këkesa jonë e qartë është realizu dhe ka hyrë në ligj. Ata duhet me i ndihmu AAK-së me u kthy kufiri ku ka qenë.

    Nuk duhet për një grusht votash të sulmohet AAK-ja për demarkacionin. Ai më ka quajtur mercenar dhe une e kam quajtur dezertor. Unë e di që ka qenë në tension por s’mund ta fyesh askënd”, shtoi tutje. Ai tutje u shprejh se nëse Kurti do të jetë kryeministër dhe Haradinaj president do të zgjidhet problemi i demarkimit dhe kufiri do të kthehet ku ka qenë. Tutje, Daut Haradinaj foli edhe për familjen Gërvalla dhe për deklratat e Donika Gërvallës.

    “Kam respekt për familjen Gervalla. Unë kam qenë komandat i brigadës së babait të Donika Gervallës. Beogradi më konsideron kriminel, porse Donika është koritë me mua, nëse ajo ka prova që kam bërë krim, le të shkojë në vendin e duhur. S’duhet të maltretohet populli më me akuza politike. Më akuzonin për kazino, dhe kur erdhi puna për ligjin për kazino, mezi i kam bërë deputetët që të votohet ligji”, potencoi Daut Haradinaj.

    Stresi thotë se Vivien s’ka fuqi pa Getinjon, pajtohet Lugati
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....
    Lajme19 Prill 2024
    Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë para pak orësh të premten nga një 17-vjeçar në Ferizaj është stabile. Këtë...
    Lajme19 Prill 2024
    Analisti dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, profesori amerikan Daniel Serwer, ka thënë se Serbia është aktualisht e angazhuar në një fushatë...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...
    Lajme19 Prill 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter, Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të premten se ngjarjet e fundit, që kanë të bëjnë...
    Lajme19 Prill 2024
    Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka thënë se në shoqëritë e Kosovës dhe të Serbisë...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamentit të Shtetit Amerikan, James O’Brien, nesër do qëndrojë në Beograd. Ai madje...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.