×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Beogradi gjobit aktivisten qytetare me 100 mijë dinarë për hedhje të vezëve në muralin e kriminelit Ratko Mlladiq

    FrontOnline
    04 Tetor 2023

    Një gjykatë serbe ka gjobitur aktivisten qytetare Aida Çoroviq me 100,000 dinarë (897 dollarë).

    Kjo siç raportohet për hedhjen e vezëve gjatë 2021-ës, në muralin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq i punuar në murin e një ndërtese banimi në Beograd, përcjell klankosova.tv.

    “Nëse do të mund ta ktheja kohën pas, do ta bëja përsëri nga e para”, tha aktivistja e paqes nga Serbia, Aida Çoroviq për Radion Evropa e Lirë.

    Sipas Gjykatës, Çoroviq shkeli ligjin sepse ajo “hodhi vezë drejt një pallati banimi; dhe ofendoi punonjësit e policisë”.

    Gjykata e OKB-së në Hagë e dënoi ish-shefin ushtarak serb të Bosnjës me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

    Murali i autorëve ende të panjohur që e glorifikonin kriminelin Mlladiq, qëndroi për një vit e gjysmë në një ndërtesë në qendër të Beogradit.

    Aktivistët qytetarë serbë e hoqën atë në muajin maj.

    The Victor vjen me këngë të re “Got U”
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni06 Dhjetor 2023
    Ministri britanik për Imigrim, Robert Jenrick ka dhënë dorëheqje të mërkurën, duke thënë se drafti i një legjislacioni qeveritar që parasheh jetësimin...
    Bota/Rajoni06 Dhjetor 2023
    Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë sot miratuam Strategjinë e re të Sigurisë Kombëtare, e hartuar nga një grup pune...
    Bota/Rajoni06 Dhjetor 2023
    Italia do të largohet prej Iniciativës kineze Brezi dhe Rruga, ka konfirmuar Qeveria e këtij shteti. Administrata e kryeministres italiane, Giorgia Meloni...
    Të tjera
    Vip06 Dhjetor 2023
    Banorja e Big Brother VIP Kosova, Kaderi ka pasur një bisedë të gjatë me konkurrenten tjetër të këtij formati, Edonën. Ajo ka...
    Vip06 Dhjetor 2023
    Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Alby ka zhvilluar një bisedë me Edonën dhe Kaderin, në oborrin e shtëpisë së “Vëllait të...
    Vip06 Dhjetor 2023
    Hyrja e banorit të ri në Big Brother VIP Kosova, Ardit, duket të ketë ndikuar mirë tek konkurrentja e tij, Shqipja. Në...
    Bota/Rajoni06 Dhjetor 2023
    Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë sot miratuam Strategjinë e re të Sigurisë Kombëtare, e hartuar nga një grup pune...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Akoma zyrtarisht nuk ka kërkesë nga Suedia që Naim Murseli të gjykohet në shtetin e tyre. Emri i Naim Murselit në javën...
    Vip06 Dhjetor 2023
    Banori i Big Brother VIP Kosova, Buci ka folur mbi relacionin aktual që ka me Santianën. Në një bisedë me Besin, Shqipen...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.