×
  • Lajme
  • Lajme

    Beogradi e hodhi topin te Bosnja për armët e Grupit të Radojiçiq -çfarë thotë Sarajeva

    FrontOnline
    03 Tetor 2023

    Ministri i Brendshëm i Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës, Ramo Isak, tha  se “nuk ka informacion për ndonjë armë në zonën e Tuzllës”, që lidhet me rastin e Millan Radoiçiqit.

    E kontaktuar nga REL-i, edhe Zyra e Prokurorit të Kantonit të Tuzllës tha se “nuk ka, as nuk mund të ketë ndonjë informacion” për armët në këtë qytet të Bosnjës.

    Administrata Federale e Policisë tha për REL-in se do të “ndërmarrë aktivitete në lidhje me verifikimin e pretendimeve se Millan Radoiçiq ka blerë armë, municione dhe mjete shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzlla nga janari 2023 deri më 24 shtator. Në mëngjes do të kërkojmë nga autoritetet e Republikës së Serbisë që të na japin informacionin në dispozicion”.
    Radoiçiq, i cili e pranoi përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë, u ndalua të martën nga autoritetet në Beograd.
    Prokuroria e Lartë Publike në Beograd tha se e ka marrë në pyetje Radoiçiqin, i cili, ditë më parë, pranoi përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë – fshat në pjesën veriore të Kosovës.
    Sipas Prokurorisë, Radoiçiq dyshohet se “ka siguruar armë, municione dhe mjete shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzlla, në Federatën e Bosnje dhe Hercegovinës, nga janari 2023 deri më 24 shtator”.

    Armët i janë dorëzuar në territorin e qytetit të Beogradit – më së shpeshti në paralagjet Bubanj Potok dhe Vërçin, sipas Prokurorisë.

    Më pas, ato armë “ai i ka transportuar dhe ruajtur në vende të pacaktuara në territorin e Kosovës, ku i ka fshehur në objekte të braktisura dhe pyje”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë.

    Sipas saj, i dyshuari e ka mohuar kryerjen e veprave të përmendura penale.

    Ministria e Brendshme e Serbisë njoftoi më herët se ka kontrolluar banesën dhe ambientet e tjera të Radoiçiqit dhe se atij i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

    Më 29 shtator, Radoiçiq – i cili është në listën e zezë të SHBA-së për shkak të pjesëmarrjes së dyshuar në krim të organizuar ndërkombëtar – mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë.

    Në këtë fshat të komunës së Zveçanit, grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës më 24 shtator, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

    Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues.

    Radoiçiq ishte nënkryetar i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës – por dha dorëheqje nga kjo pozitë në ditën kur mori përgjegjësinë për sulmin.

    Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha më 29 shtator se autoritetet përgjegjëse të Kosovës, përmes partnerëve ndërkombëtarë, do të kërkojnë ekstradimin nga Serbia në Kosovë “të të gjithë atyre që kanë qenë të përfshirë në planifikimin dhe realizimin e aksionit terrorist” në Banjskë.

    NimiTV ofron 30% zbritje për Black Friday
    Nga Rubrika
    Ekonomi05 Dhjetor 2023
    Minatorët e Trepçës edhe pas grevës dhjetë ditëshe, po ankohen se marrëveshja që i dha fund grevës, nuk po zbatohet. Përveç shpalljes...
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Ish zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i Mbrojtjes për Evropën dhe Politikën ndaj NATO-s, Jim Townsend, vlerëson se një nga zhgënjimet më të mëdha...
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Aktivistja e PSD-së, Donjeta Demolli, duke komentuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe ka kritikuar Qeverinë Kurti. Demolli e PSD-së theksoi se...
    Të tjera
    Kronika05 Dhjetor 2023
    Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Ferizaj-Shtërpcë, konkretisht në fshatin Bajnicë të Kaçanikut. Lajmin...
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Gëzim Kastrati prej vitesh po mbart një dhimbje të madhe për vajzën e tij, Diana Kastrati, e vrarë në 2011 nga ish-bashkëshorti i...
    Vip05 Dhjetor 2023
    Debatet nuk kanë të ndalur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, kësaj rradhe kanë debatuar Ylli me Adrin. Adri i ka...
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Avokati dhe njëherësh ish-zëvendësministri i Brendshëm, Valdet Hoxha, ka thënë se numri i vrasjeve në vendin tonë është relativisht i madh. “Suksesi...
    Vip05 Dhjetor 2023
    Azemi dhe Ylli kanë debatuar. Azemi i ka thënë Ylli se “mos më thuaj mua asgjë për femra kur vetë dridhesh”. Ndërkaq...
    Vip05 Dhjetor 2023
    Debatet mes Blerandos dhe Adrit nuk kanë të ndalur. Në një moment Adri i ka thënë Blerandos “mos ndërhy kur flas unë”....

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.