Vera po afrohet, e me këtë edhe sezoni i rrobave të banjës dhe veshjeve më të shkurtra e më të holla. Nëse jeni duke luftuar me peshën e tepërt dhe nuk mund t’i rezistoni ëmbëlsirave – kjo është pija ideale detox për ju!
Gjithçka që ju nevojitet: 5-6 luleshtrydhe, 1 limon, nja dy gjethe nenexhik, nëse dëshironi.
Ndani bishtat nga luleshtrydhet dhe më pas i prisni në copa më të vogla. Shtrydheni limonin, më pas derdhni luleshtrydhet me lëng limoni. Në fund shtoni 3 gota ujë të ftohtë dhe mbulojeni tasin.
Lëreni gjatë natës në frigorifer, më pas pijeni herë pas here gjatë ditës. Frutat do të lëshojnë mikronutrientë të rëndësishëm gjatë natës, duke përfshirë vitaminën C, e cila është e pasur me limon dhe luleshtrydhe. Pija është jashtëzakonisht freskuese dhe përveç pastrimit të suksesshëm të organizmit nga toksinat, do të keni edhe më pak dëshirë për ëmbëlsirat.
Disa njerëz shtojnë unaza kastraveci në pije, dhe ju mundeni nëse dëshironi./FrontOnline/