Euro2020

Belgjika fiton ndaj Danimarkës, konfirmon kualifikimin

Belgjika fiton ndaj Danimarkës, konfirmon kualifikimin
19:56 | 17 Qershor 2021

Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bryune, ka qenë pika kthyese e Belgjikës në sfidën ndaj Danimarkës, që e fituan me rezultat 1:2.

Danimarka e nisi shumë mirë ndeshjen kur në minutën e dytë Yussuf Poulsen, shënoi për danezët për rezultat 1:0.

Më këtë epërsi edhe u mbyll pjesa  e parë. Megjithatë në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi për Belgjikën dhe ne këtë ndikojë inkuadrimi i Kevin De Brune që u inkuadrua me të filluar pjesa  e dytë.

Belgu fillimisht ka asistuar te goli i parë i shënuar nga Thorgen Hazard në minutën e 56-të për të shënuar më pas edhe golin e epërsisë për Belgjikën në minutën e  70-të për rezultatin 1:2.

Belgjika me këtë fitore e ka konfirmuar kualifikimin në fazën e dytë të Kampionatin Evropian.

Cilësi, gatim dhe shpërblim

Të tjera