×
  • Lajme
  • Lajme

    Bekim Jashari: Vetëm të bashkuar jetësojmë amanetin e dëshmorëve

    FrontOnline
    07 Mars 2021

    Kujtesa historike nuk është vetëm detyrë, por obligim madhor për të gjithë brezat e shqiptarëve, në mënyrë që të nxjerrim mësim nga e kaluara për ta përballuar dhe ndërtuar më lehtë dhe më me sukses të ardhmen tonë.

    Kështu u tha në një program artistik në përmbyllje të Epopesë së lavdishme të UÇK-së, me rastin e 23-vjetorit të rënies heroike të komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari dhe familjes së tij.

    Për shkak të gjendjes me pandeminë COVID-19, ky aktivitet është mbajtur pa praninë e publikut, duke respektuar kështu masat e institucioneve shëndetësore vendore.

    Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari tha se ishte kënga ajo që mbajti gjallë frymën tonë patriotike, shpresën për liri dhe pavarësi dhe ishte zëri i protestës që trokiste në ndërgjegjen e ndërkombëtarëve për ndërhyrje në ndaljen e gjenocidit serb në Kosovë.

    Jashari: Vetëm të bashkuar jetësojmë amanetin e dëshmorëve

    “22 vjet pas çlirimit të vendit, falënderoj të gjithë këngëtarët tonë që i kënduan UÇK-së, luftës heroike që zhvillohej nga të moshuarit e deri te fëmijët. Ata që i kënduan lirisë dhe ata që mbajtën gjallë shpresën se liria po vjen. Ju që nuk u ndalët asnjëherë në nderim të jetë dhe veprës heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, dëshmorëve e martirëve dhe gjithë historisë sonë të lavdishme ju falënderoj nga zemra dhe ju bëj thirrje që të vazhdoni të jeni të bashkuar, sepse vetëm kështu mund të jetësojmë amanetin e dëshmorëve tonë. Lavdi, heronjve, dëshmorëve dhe të gjithë atyre që ranë për lirinë e vendit”, tha Jashari.

    Një fjalë rasti ka mbajtur edhe ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

    Haradinaj: Ta mbajmë të ndezur zjarrin për liri e për bashkim kombëtar

    “Të gjithë ata që e ndjekin koncertin e sotëm në natën përmbyllëse në Natën e Zjarreve, kam nderin t’ju drejtohem nga këtu si bashkëluftëtar dikur, të shprehim respektin për sakrificën sublime për heroizmin e familjes Jashari, për simbolin tonë qëndresës e lirisë, e sonte në Natën e Zjarreve të premtojmë që do ta mbajmë të ndezur zjarrin për liri e për bashkim kombëtar. Lavdi heronjve”, tha Haradinaj.

    Ndryshe, sonte në Prekaz është ndezur flakadani për Natën e Zjarreve dhe është mbajtur një koncert në nderim të 23-vjetorit të Epopesë së lavdishme të UÇK-së, rënies së komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari dhe familjes së tij në një luftë skajshmërish të pabarabartë.

    EKSKULZIVE: Art Motion dhe Klan Kosova fitojnë të drejtën televizive të Superligës, Ligës së parë si dhe Kupës së Kosovës 
    Nga Rubrika
    Kronika20 Prill 2024
    Policia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sot rreth orës 05:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, saktësisht në fshatin Prelez i Muhaxherëve, të Ferizajt,...
    Kronika20 Prill 2024
    Më 16 prill, Ministria e Shëndetësisë përmes mekanizmit të saj, Inspektoratit Farmaceutik në bashkëpunim me Policinë e Kosovës përmes një aksioni inspektues...
    Lajme20 Prill 2024
    Flutura Kusari, juriste e së drejtës së mediave ka dhënë disa detaje rreth asaj se çka kanë biseduar në kryeministri rreth projektligjit...
    Të tjera
    Bota/Rajoni20 Prill 2024
    Një sulm ajror izraelit në një shtëpi në qytetin më jugor të Gazës, Rafah, vrau të paktën nëntë persona, gjashtë prej tyre...
    Lajme20 Prill 2024
    Klubi i Prodhuesve të Kosovës përmes një komunikate për medie, tha se  dëshiron të sqaroj opinionin për keqinformimin se kinse prodhueseve vendor...
    Bota/Rajoni20 Prill 2024
    Kancelari gjerman Olaf Scholz beson se lufta në Ukrainë mund të zgjasë edhe për disa vite të tjera. Askush nuk mund të...
    Lajme20 Prill 2024
    Përfaqësuesi i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, ka qenë kritikë ndaj vendimit të këtij institucioni që të organizojë procesin e votimit të...
    Bota/Rajoni20 Prill 2024
    Janë arrestuar dy persona në Tiranë, të cilët dyshohen se përdorën lëndë piroteknike para objektit të Bashkisë. Kështu bën me dije Policia...
    Lajme20 Prill 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e sotme ka njoftuar se procesi i votimit për ose kundër shkarkimit të kryetarëve të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.