×
  • Lajme
  • Lajme

    Bekim Jashari ndan mirënjohje për mësimdhënësit më të dalluar të Skenderajt

    FrontOnline
    07 Mars 2021

    Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari ka ndarë mirënjohje dhe një shumë simbolike prej 50 eurosh për 52 mësimdhënësit më të dalluar të kësaj komune për vitin shkollor 2020-2021.

    Ai me këtë rast ka thënë se edukimi i mirëfilltë është baza e zhvillimit të shoqërisë.

    “Përkrahja për mësimdhënësit nuk do të mungojë asnjëherë dhe kështu do të vazhdojmë që së bashku të shënojmë rezultate edhe më pozitive në avancimin e arsimit në komunën tonë”, ka shkruar Jashari në Facebook.

    Postimi i plotë:

    Sot në këtë ditë të shënuar historike, në këtë ditë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Ditën e Mësuesit, në shenjë respekti për kontributin e tyre ndava mirënjohje dhe një shumë simbolike prej 50 euro për 52 mësimdhënësit më të dalluar të komunës sonë, për vitin shkollor 2020-2021.

    Në këtë ceremoni pranova mirënjohje në emër të familjes nga shkolla fillore “Azem Bejta” në Prekaz.

    Me këtë rast deklarova se edukimi i mirëfilltë është baza e zhvillimit të shoqërisë. Këtë e kuptuan drejtë dhe me kohë mësuesit tonë të parë në Drenicë, gjyshi im Shaban Jashari, i cili asnjëherë nuk u ndal së shërbyeri vendit në edukimin e fëmijëve dhe mishërimin e tyre me vlera patriotike e atdhedashuri.

    Rrugën e gjyshit Shaban dhe mësuesve të parë në Drenicë e pasuan me shumë përgjegjësi gjenerata të tëra mësuesish të cilët nuk u ndalen as në kohë lufte duke dhënë më të mirën në edukimin e të rinjve dhe përgatitjen e tyre për t’i shërbyer vendit e për t’i dalë zot vatanit.

    Tutje para mësimdhënësve deklarova po ashtu se viti që lëmë pas ishte vit i vështirë, për të gjithë, e në veçanti për mësimdhënësit, puna e tyre e pandalshme pavarësisht rrezikut nga përhapja e pandemisë është mision fisnik dhe sakrificë për shtetin dhe shoqërinë. Andaj shpreha falënderim për këmbëngulësinë e tyre në realizimin e misionit fisnik në shërbim të shtetit e shoqërisë.

    Duke qenë i vetëdijshëm për rëndësinë e shkollimit e edukimit, si kryetar i Komunës së Skenderajt prioritet të veçantë i kam dhënë përkrahjes së arsimit në komunën tonë, mësimdhënësve, trajtimit dinjitoz të tyre dhe krijimit të kushteve të përshtatshme për procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies.

    Në këtë drejtim, kemi bërë investime në shumë shkolla, duke u nisur nga infrastruktura shkollore e sportive e deri tek realizimi i pagesave të shujtave për mësimdhënësit e komunës sonë.

    Përkrahja për mësimdhënësit nuk do të mungojë asnjëherë dhe kështu do të vazhdojmë që së bashku të shënojmë rezultate edhe më pozitive në avancimin e arsimit në komunën tonë.

    Të dashur mësimdhënës, Urime 7 marsi- Dita e Mësuesit!

    Ashtu siç ndriçoni rrugën e fëmijëve e të rinjve tonë ashtu qoftë jeta juaj çdo herë!

    Vedat Bajrami banori më i ri në Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Kronika23 Prill 2024
    Një burrë është gjetur i shtrirë në rrugë dhe pa shenja jete në Vushtrri. Sipas policisë, në vendngjarje ka dalë ekipi mjekësor...
    Kronika23 Prill 2024
    Policia e Kosovës u ka bërë thirrje drejtueseve të automjeteve që të kenë kujdes gjatë vozitjes pas fillimit të reshjeve të shiut...
    Kronika23 Prill 2024
    Dy policë kanë pësuar lëndime trupore gjatë protestës së djeshme në Gllarevë, ku disa persona kanë penguar punimet në rrugën Prishtinë-Pejë. Lidhur...
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2024
    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport do të shqyrtojë vendimin e Qeverisë për miratimin e Statutit të ri...
    Lifestyle23 Prill 2024
    Duart janë një barometër i mirëqenies sonë dhe ndryshimi më i vogël mund të nënkuptojë një problem serioz shëndetësor në pjesë të...
    Opinione23 Prill 2024
    Shkruan Hisen Berisha  Pas dështimit të serbëve për të realizuar të drejtën e tyre politike për të zgjedhur kryetarët e tyre në...
    Lajme23 Prill 2024
    Më 20 prill është shkarkuar kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi. Po në këtë muaj, dy vite më parë u bë për herë...
    Lifestyle23 Prill 2024
    Dashi Mundohuni të jeni krijues dhe të frytshëm, në mënyrë që të gjeni gjallërinë që ju duhet për të çuar përpara projekte...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se negociatorët e Hamasit kanë ndryshuar kërkesat në negociatat për pengjet. Gjithashtu thuhet se Hamasi ka ndryshuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.