×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Bekim Haxhiu: Ka dyshime për manipulim të numrit të vdekjeve nga Covid-19

    FrontOnline
    14 Shtator 2021

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë sot në mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi, se ka dyshime se ka pasur manipulime të numrit të rasteve të vdekjeve nga Coronavirusi në Kosovë.

    Lidhur me këtë çështje, prezenca e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia në këtë mbledhje të Komisionit, sipas Haxhiut ka qenë e domosdoshme.

    “Mendoj që sot , këtu në mbledhjen e parë të Komisionit, para nesh të ishte ministri i Shëndetësisë bashkë me përgjegjësitë të cilët kanë qenë udhëheqës të këtij sektori të shëndetësisë gjatë kësaj situate për të na dhënë sqarimet, duke filluar nga Ministri i Shëndetësisë, Bordi i ShSKUK-së dhe IKSHPK-ja rreth këtij eskalimi enorm të pandemisë ku Kosova renditet me vdekshmëri më të lartë të botë në 1 milion banorë dhe me nivelin e vaksinimit më të ulët në botë”, ka thënë më tutje ai.

    Deputeti Haxhiu ka rikujtuar edhe shifrat e rasteve aktive me Coronavirus në Kosovë më 17 korrik të këtij viti.

    “Dua t’ua rikujtojë që më 17 korrik 2021 kanë qenë vetëm 98 raste aktive. Në kohën kur është dashur që të ketë mobilizim të gjithë akterëve dhe përgjegjësve me i dhënë fund pandemisë dhe të identifikohen ato 98 raste ka ndodhur eskalimi më i madh i pandemisë”, deklaroi deputeti i PDK-së.

    “Ka pas dyshime edhe për manipulimin e rasteve me numrin e rasteve të vdekjeve. Njëherë ministria i qet  28 vdekje pas disa minutash e përmirëson 24 vdekje. Situata edhe sot vazhdon me qenë e rëndë. Ka filluar të bijnë rastet aktive por ka rënë edhe numri i testimeve”, ka thënë Haxhiu.

     

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/1208954879515567

    Black Friday –  Eja dhe ndaj emocionet e zbritjes ekstreme në Comodita Home
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, në deklarimin e pasurisë për vitin 2024, ka njoftuar se ka blerë banesë të re. E njëjta i...
    Lajme20 Prill 2024
    Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, konsideron se vendet e rajonit duhet të përpiqen të arrijnë një marrëveshje, duke qenë se...
    Lajme20 Prill 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dje është shprehur i çuditur pse pati reagime për bllokimin e qytetarëve të Kosovës e ndalimin e...
    Të tjera
    Ekonomi20 Prill 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes një video nga Uashingtoni ku po qëndron ka njoftuar se për herë të parë në historinë...
    Sport20 Prill 2024
    Të premten, gazeta spanjolle ”Mundo Deportivo”, ka raportuar se Zinedine Zidane është afër të bashkohet me Bayern Munichun Trajneri francez i cili...
    Lajme20 Prill 2024
    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka dalë me një reagim pas zotimit të Qeverisë se rruga Kijevë-Zahaq...
    Ekonomi20 Prill 2024
    Kryeminsitri, Albin Kurti ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit se pasuri të paluajtshme e ka vetëm një banesë me sipërfaqe...
    Ekonomi20 Prill 2024
    Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë. Në mesin e personave zyrtarë që kanë deklaruar pasurinë janë...
    Lajme20 Prill 2024
    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka folur me tone disfatiste para Ndihmëssekretarit amerikan të shtetit James O’Brien. Gjatë konferencës për media me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.