Nesër kalon afati prej 30 ditësh që Qeveria e Kosovës të jap mendim zyrtarë për ndryshimin e Projektligjit për Trustin, i cili hap mundësinë që qytetarët t’i tërheqin 30 % të kursimeve pensionale.
Për ta ndryshuar këtë Projektligj, PDK-ja e cila e ka iniciuar këtë nismë duhet që t’i ketë 61 vota.
E deputeti i kësaj partie, i cili ka bërë inicimin e këtij Projektligjit, Bekim Haxhiu, për FrontOnline, tha se janë më shumë se 61 deputetë që janë deklaruar pro ndryshimit të këtij Projektligji.
“Në bazë të bisedimeve, premtimeve janë më shumë se 61 deputetë që janë deklaruar pro votimit të këtij Projektligjit po besoj se nëse nuk ndryshon diçka, po besoj në këtë ndryshim, kjo është kërkesë e qytetarëve dhe deputetët janë të zgjedhur të qytetarëve dhe po besoj shumë se kanë më respektu kërkesën e atyre që i kanë votuar”, tha ai për Front Online.
Haxhiu tha se ndryshimi i këtij Projektligji i ndihmon qytetarët e Kosovës, pas ngritjes së çmimeve.
“Kjo do të ndihmoj në kalimin e kësaj krize pas ngritjes së çmimit, tani nevoja është që të mbështeten, ne nuk po bëjmë ndonjë ndihmë të madhe përveç që po iu mundësojmë që t’i tërheqin mjetet e tyre”, tha Haxhiu.
Deputeti Haxhiu tha se nga nesër Projektligji kthehet në procedurë parlamentare dhe se pritet që kryesia ta vendos në rend të ditës.
“Edhe nesër duhet me prit mendimin e Qeverisë. Projektligji kthehet në procedurë parlamentare automatikisht. Nga e premtja e tutje do të bisedohet në kryesi se kur do ta fus në rend të ditës, po besoj se të martën do të mblidhet kryesia dhe do ta përcaktoj rendin e ditës, nga e premtja projektligji do të duhet t’iu shpërndahet të gjithë deputetëve”, tha ai për Front Online./Front Online/