×
  • Lajme
  • Lajme

    Bekë Berisha për përplasjet fizike të deputetëve: Ne nuk jemi simpozium shkencor aty për me mbajtë veç fjalime

    FrontOnline
    21 Nëntor 2020

    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka deklaruar se fjalosja e së enjtes në Kuvendin e Kosovës mes LVV-së dhe LDK-së, ‘nuk ka qenë edhe ku me dit se çfarë’, por që shtoi se gjithsesi zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj duhet të marr përgjegjësi për deklaratat drejtuar deputetes së LVV-së, Saranda Bogujevci.

    “Ajo nuk ishte ndonjë përplasje ku me dit se çfarë, por pastaj ndodhën disa deklarata, megjithatë këto janë normale për Parlamentin e Kosovës. Ne nuk jemi simpozium shkencor aty për me mbajtë veç fjalime, por përfaqësojmë interesat e qytetarëve”.

    “Nuk pati përplasje por ngatërresë të vogël, pastaj pati disa gabime të njerëzve të Qeverise, p.sh. për zëvendëskryeministrin që u murr si ofendim se ‘jemi lodh me këtë çasje të viktimizimit’, ajo na ka prekur të gjithëve”.

    “Saranda është një vajzë e mirë e cila ka pasur një jetë të vështirë, familja e saj është vrarë nga forcat serbe dhe nuk është e ndershme me u shprehë ashtu ‘se jemi lodhur..”, se është e vërteta dhe na përket të gjithëve”.

    “Zëvendëskryeministri në afekt dhe për ngut e ka bërë këtë gabim. Duhet të mbajë përgjegjësi gjithkush se kjo plagë është e të gjithë neve dhe duhet me pas kujdes të madh secili deputet mos me bë kësi lloj gafash. Nuk besoj që e ka bë me ndonjë qëllim për të ofenduar Sarandën ose të zhdukurit”.

    “Duhet me pas jashtëzakonisht kujdes, sidomos në këtë situatë të ndjeshme për vendin, me deklarata dhe njerëz qe kanë përgjegjësi shtetërore të ruhen në fjalor”.

    “Është mirë që të debatohet me pak më shumë elegancë që të mos vijë deri te situata të tilla. Kemi të bëjmë me të zhdukurit dhe eshtrat e tyre janë në Serbi, por tani me i fry zjarrit e me e bë shkarkime për një gabim që e ka bërë, nuk po më duket në rregull”, u shpreh Berisha në Edicioni Special në Klan Kosova.

    KEDS fillon pilot projektin për inspektimin e rrjetit elektrik me dron
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka akuzuar përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial për tendencë kushtëzimi për Ministrinë e Drejtësisë. Ajo tha...
    Lajme28 Mars 2024
    Rusia dështoi të enjte në përpjekjen për një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohej rreth...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri Albin Kurti, ka bërë iftar bashkë me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, zëvendësministrin në Ministrinë e Punëve të...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas triumfit të jashtëzakonshëm të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë qeveri s’ka mundësi që t’i kryej...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.