Lajme

Behgjet Pacolli kundër rrëzimit të Qeverisë, kërkon të ruhen raportet me Amerikën

Behgjet Pacolli kundër rrëzimit të Qeverisë, kërkon të ruhen raportet me Amerikën
16:31 | 12 Shtator 2020

Deputeti i Kuvendit nga radhët e AKR’së, Behgjet Pacolli është shprehur kundër rrëzimit të qeverisë dhe ka kërkuar që të ruhen raportet me ShBA’të.

Këto qëndrime i bërë të ditura në një editorial dërguar Gazetës Express.

“Po më duket se politika jonë e brendshme rreth politikës së jashtme po sillet e po pështillet në boshllëk, pa kuptim rreth disa temave. Ja pse marrëveshja e Uashingtonit mund të ishte më e mirë: Po, nëse do e kishim degjuar në kohë Presidentin Trump me letrën e tij te dhjetorit 2018 dhe miqtë amerikanë në vijimësi.. Do të kishim më shumë kohë për negociata dhe kritikët e çdo stine nuk do mund të thonin se kjo marrëveshje po firmoset me ngut për fushatën zgjedhore amerikane; Po, nëse nuk do i ishim shmangur ftesave amerikane duke thënë – S’dua presidentin në negociata; s’dua Hotin,s’duam Trumpin se është në fushatë; po, nëse do ishim bashkë si politikë e Kosovës ( madje dhe me Shqipërinë) për të formuluar një platformë bisedimesh për çdo temë”, ka thënë ai.

Ai është shprehur se vetë jemi vonuar, vetë kemi qenë ekskluzivistë, vetë jemi përçarë e tash për këtë nuk na e ka fajin Amerika.

“Po flasim për temën e njohjes reciproke- mirpo përplasja reale është për listën e pretendimeve ekonomike apo të tjera të fqinjit tonë verior. Serbia e di se ka perënduar koha e saj në Kosovë dhe nuk mund të na kthejë në asnjë formë federative me të apo nuk mund të coptojë territorin tonë si u dëshmua së fundmi. Lista e pretendimeve të saj është shumë e gjatë dhe duhet të jemi të përgatitur në mënyrë realiste për listën tonë dhe adresimin e atyre serbe”, ka thënë ai.

 

Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…

Të tjera