×
  • Lajme
  • Lajme

    Bëhet thirrje që të mos votohen politikanët që përdorin fëmijët në fushatë zgjedhore

    FrontOnline
    07 Shkurt 2021

    Të gjithë politikanët, të cilët i keqpërdorin fëmijët për fushatat e tyre, nuk e meritojnë të votohen, kështu thotë Flutura Kusari, juriste e së drejtës së medias.

    Edhe para se të niste zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit, liderë të partive politike dhe kandidatët për deputetë, filluan të postojnë fotografi dhe video me fëmijë në rrjetet sociale.

    Aktivistja Flutura Kusari thotë se me përdorimin e fëmijëve në spote të ndryshme promovuese, partitë politike janë duke bërë veprime të paligjshme.

    Edhe këtë vit jemi duke i parë politikanët e politikanet, të cilët janë duke i keqpërdorur fëmijët për fushata zgjedhore. Këta po shpresojnë që duke i bërë disa fotografi me fëmijë, ato fotografi do të mund t’iu sjellin vota. Mirëpo, një gjë e tillë është keqpërdorim”, thotë Kusari për REL.

    Në mesin e atyre që kanë postuar fotografi nga vizita nëpër çerdhe dhe kopshte të ndryshme të fëmijëve, është edhe ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani.

    Takim me fëmijë ka pasur edhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, që njëherësh është edhe kandidat për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

    Fëmijë janë parë edhe në takimet në qytete të ndryshme të Kosovës, të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Fëmijë e të mitur, kishte edhe në tubimet e Partisë Demokratike të Kosovës, të cilat po mbahen kryesisht në ambiente të brendshme.

    Sipas Flutura Kusarit, Osmani që është edhe kryetare e Kuvendit të Kosovës, por edhe politikanët e tjerë, janë duke e keqpërdorur autoritetin e tyre.

    Ta zëmë në qoftë se Vjosa Osmani, shkon dhe i kërkon një çerdhes që të bëjë një vizitë, të bëjë foto dhe ato foto t’i postojë në profilin e saj, normalisht që asnjë drejtor i çerdhes nuk do ta ketë guximin që t’i thotë jo u.d së presidentit dhe kryetares së Kuvendit të Kosovës që nuk duam të të lejojmë”, thotë Kusari.

    Ajo thotë se Komisioni i Pavarur për Media duhet të monitorojë këto spote që transmetohen në televizione dhe në rrjetet sociale dhe të marrë masa ligjore në mënyrë e tillë të mos ndodh.

    Thirrja e padëgjuar

    Organizatat që merren me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, vazhdimisht kanë bërë thirrje që fëmijët të jenë larg fushatave zgjedhore.

    Megjithatë, në të gjitha proceset zgjedhore të mbajtura në Kosovë, fëmijët pashmangshëm kanë qenë pjesë e fushatave, qoftë në video të ndryshme promovuese, por edhe në tubimet e partive.

    Bukureza Surdulli, hulumtuese në organizatën KOMF, që merret me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, thotë se edhe këtë vit është shqetësuese prezenca e fëmijëve në fushatë zgjedhore.

    Ne këtë e konsiderojmë si keqpërdorim të fëmijëve, veçanërisht shkelje e të drejtave të tyre edhe cenim i mbrojtjes së fëmijëve. Ne kemi reaguar si koalicion edhe në të kaluarën, iu kemi bërë thirrje partive politike, por edhe prindërve duke apeluar që kjo të mos ndodh, sepse është e dëmshme dhe nuk shkon në interesin e fëmijëve”, thotë Surdulli.

    Sipas saj, fëmijët nuk duhet të jenë në fushata zgjedhore e veçmas në tubime, pasi mund të rrezikohen edhe nga koronavirusi.

    Jemi dëshmitarë të gjithë që po ndodhin tubime sikur të mos jetë as pandemi dhe sikur të mos kemi asnjë rrezik që të na kanoset. Mirëpo, këtë vit ne të paktën shpresojmë që prindërit do të jenë më të vetëdijshëm që të mos i vendosin fëmijët përballë me rrezikun për shkak të pandemisë”, thotë Surdulli.

    Përdorimi i fëmijëve në fushata zgjedhore, është shqetësim i trashëguar tash e 20 vjet.

    Edhe pse ndër vite janë nënshkruar memorandume bashkëpunimi ndërmjet ministrive dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përsëri janë shkelur të drejtat e fëmijëve.

    Fushata për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 14 shkurt, zyrtarisht ka filluar të mërkurën, më 3 shkurt.

    Pa rrymë deri në 8 orë, KEDS del me njoftim për nesër
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka thënë se Ministria e Shëndetësisë nuk është duke i mbajtur...
    Lajme28 Mars 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi nuk pati kuroum për votimin e themelimit të Komisionit Hetimor për...
    Lajme28 Mars 2024
    Partia Demokratike e Kosovës tanimë ka propozuar 9 Qershorin, si datë për zgjedhje të parakohshme në vend. Shefi i grupit parlamentar të...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se një kompani ka marrë tender sekret 13 herë. Ai ka thënë se në Ministrinë...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka folur në seancën e sotme të jashtëzakonshme në Kuvend, ku...
    Vip28 Mars 2024
    Ikona e hip-hopit Ledri Vula, njihet për karrierën e suksesshme muzikore. Ai është këngëtar i dashur dhe i pëlqyer në Kosovë dhe...
    Lajme28 Mars 2024
    Derisa në foltoren e Kuvendit të Kosovës po fliste deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, për themelimin e një komisioni hetimor për kontratat...
    Lajme28 Mars 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti lidhur me statistikat që ai ka publikuar sa i përket zhvillimit...
    Lajme28 Mars 2024
    Deputeti nga radhët e PDK-së, Ardian Kastrati është shprehur se ka me qindra kontrata një burimore ku qeveria ka vjedhur miliona, raporton...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.