×
  • Lajme
  • Lajme

    Bëhet shenjëzimi i rezervateve strikte të natyrës

    FrontOnline
    14 Gusht 2020

    Duke marrë për bazë rëndësinë që kanë Rezervatet Strikte të Natyrës për mbrojtën e vlerave natyrore, ekosistemeve të rralla dhe llojeve të veçanta të florës dhe faunës, Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, konkretisht Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, gjatë vitin 2020, në kuadër të projektit për shenjëzimin e zonave të mbrojtura ka bërë shenjëzimin e Rezervateve Strikte, që janë pjesë e listës së zonave të mbrojtura në Kosovë.

    Projekti është realizuar në rezervatet strikte që shtrihen në dy Parqet Kombëtare “Sharri” dhe “Bjeshkët e Nemuna”, si dhe në pjesëtë tjera të territorit të Kosovës, përfshirë edhe pjesën veriore të vendit dhe ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për rëndësinë që ka mbrojtja dhe ruajtja e trashëgimisë natyrore përmes vendosjes së njoftimeve zyrtare në këto zona për publikun e gjerë dhe për vizitorët e turistët.

    Përndryshe Rezervatet Strikte të Natyrës janëzona të tokës ose ujit të pandryshuara ose shumë pak të ndryshuara dhe janë të dedikuar ekskluzivisht për ruajtjen e natyrës së paprekur, hulumtimeve shkencore të lëmisë biologjike, përcjelljen e gjendjes së natyrës si dhe arsimimit në rastet kur nuk e rrezikojnë zhvillimin e lirshëm të proceseve natyrore.

    Bazuar në kriteret e Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës – IUCN-së, Rezervatet Strikte hyjnë në kategorinë e parë të mbrojtjes.
    Rezervatet Strikte të shpallura në Kosovë, kanë vlera të shumta dhe çdo dëmtim i tyre mund të jetë i pakompenzueshëm. Prandaj, mbrojtja e tyre është shumë e nevojshme, sepse vlerat e tilla janë të rëndësishme jo vetëm për faktin se paraqesin bazën e informatave shkencore, por edhe për aspektet kulturore dhe historike.

    Nga Rubrika
    Lajme08 Dhjetor 2024
    Bashkim Smakajt iu është refuzuar kërkesa për lirim me kusht dhe si rrjedhojë u urdhërua që të i caktohet masa e paraburgimit...
    Lajme08 Dhjetor 2024
    Avokati Bas Martenes i cili përfaqëson Bashkim Smakajn kërkoi lirimin me kusht të klientit të tij duke ofruar 5 mijë euro dorëzani....
    Lajme08 Dhjetor 2024
    Gjyqtarja Marjorie Masselot në seancën e sotme ka njoftuar vendimin e saj që ish-presidenti Hashim Thaçi të qëndrojë në paraburgim. Ajo është...
    Të tjera
    Lajme08 Dhjetor 2024
    Gjyqtarja Marjorie Masselot në seancën e sotme ka njoftuar vendimin e saj që ish-presidenti Hashim Thaçi të qëndrojë në paraburgim. Ajo është...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2024
    Rebelët sirianë thonë se e kanë marrë nën kontroll kryeqytetin, Damaskun, pas një ofensive të shpejtë të nisur ditëve të fundit. Rebelët...
    Lajme08 Dhjetor 2024
    Gjatë paraqitjes së parë Bashkim Smakaj i cili po akuzohet për tentim të personit zyrtar dhe mosbindje ndaj gjykatës, ai kërkoi që...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2024
    Në një zhvillim dramatik, rebelët sirianë kanë pushtuar pallatin presidencial të Bashar al-Assad në Damask, ndërsa shpallin Sirinë si “të lirë” pas...
    Vip08 Dhjetor 2024
    Gjatë orëve të vona të natës, Anisa papritmas është rrëzuar në dhomën e gjumit. E kjo ka shkaktuar të qeshura të mëdha...
    Lajme08 Dhjetor 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë gjatë paraqitjes së parë të Thaçit për akuzat për pengim të drejtësisë, ndaj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.