Prishtina vazhdon të shënojë rekorde të reja sa i përket numrit të rasteve të prekura me koronavirus.
Sonte Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se në Komunën e Prishtinës janë regjistruar edhe 40 raste të reja.
Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi, ka thënë në RTV Dukagjini se më këto 40 infektime numri i rasteve aktive shkon në 508, ndërsa sipas tij 10 persona sot kanë rezultuar të shëruar.
Duke folur për rastet e sotme, Gashi thotë se 34 prej tyre janë diagnostifikuar direkt në Klinikën Infektive apo klinikat tjera të QKUK-së ndërsa 6 prej tyre janë rezultat i mostrave të dërguara nga Qendra e Mjekësisë Familjare.
Gashi thotë se disa QMF tashmë janë duke punuar vetëm në orarin e paradites për shkak se një pjesë e personelit mjekësorë në Komunën e Prishtinës janë në vet izolim apo të infektuar me koronavirus.

Të tjera
-
10:46 | 05 Korrik 2022
-
10:42 | 05 Korrik 2022
-
10:36 | 05 Korrik 2022
-
10:25 | 05 Korrik 2022
-
10:25 | 05 Korrik 2022
-
10:23 | 05 Korrik 2022
-
10:21 | 05 Korrik 2022
-
10:18 | 05 Korrik 2022
-
10:17 | 05 Korrik 2022
-
10:11 | 05 Korrik 2022
-
10:08 | 05 Korrik 2022
-
10:03 | 05 Korrik 2022