×
  • Lajme
  • Lajme

    Befason Haradinaj: LDK rritet duke bashkëpunuar me Lëvizjen Vetëvendosje

    FrontOnline
    21 Prill 2025

    Opinionistja Meliza Haradinaj ka thënë se LDK-ja duhet të jetë më bashkëpunuese për të zhbllokuar situatën aktuale politike në vend.

    Ajo në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova më tej u shpreh se LDK-ja mund të rritet duke bashkëpunuar me Lëvizjen Vetëvendosje.

    “Unë e shoh VV-në që është në fushatë parazgjedhore për të fituar 500 mijë vota, madje edhe me sulmet që po i bëjnë edhe ndaj akterëve të tjerë jo politikë, e shoh që është rifilluar një fushatë tjetër parazgjedhore. Madje zgjedhjet janë edhe opsioni ndër më të vetmit që po shihet në horizont. Imagjinoni se sa të papërgjegjshëm janë kjo klasë politike që kërcënojnë politike se kjo situatë mund të zgjasë deri në dy vjet. Unë shoh vetëm partitë e vogla që janë të hapura për kompromis. Partitë e madhe për fat të keq janë në një amulli totale, janë në një kontravers të vetvetes sepse nuk e kuptojmë se çka dëshirojnë të arrijnë”.

    “Nuk e kuptoj. LDK-ja një gjë e di që nuk do të rritet me këtë frymë përjashtuese, nuk do të rritet në opozitë veç nëse ka vullnet dhe durim dhe të presë 10 vjet që të dyfishohet. Nuk e shoh që LDK-ja të marr vota nga partitë e tjera përpos nga VV-ja dhe e vetmja mënyrë të marr vota është që të pranojë një bashkëpunim me Vetëvendosjen. Vota përcaktuese për rritjen e LDK-së apo për VV-në është vota e LDK-së. E kemi parë që është zvogëluar Kurti në këto zgjedhje sepse nuk ishte Vjosa Osmani me të. Është rritur Abdixhiku që ajo votë pak a shumë me ndarjen politike të Osmanit nga VV ka kaluar në LDK”, tha Haradinaj.

    U prezantua “Master plani për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes”
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2025
    Analisti politik Artan Muhaxhiri për FrontOnline ka komentuar situatën aktuale politike në vend, duke vlerësuar se partitë politike janë të paqarta dhe...
    Lajme19 Maj 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur sot në takim përfaqësuan e sindikatës së punëtorëve të Kompanisë “Pastrimi” pas gjendjes së rëndë...
    Lajme19 Maj 2025
    Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, këtë javë pritet të vijë për vizitë në Kosovë. Për arsyet e ardhjes së...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2025
    Ish-zëvendëspresidentja e Amerikës, Kamala Harris i ka uruar shërim të shpejtë, ish-presidentit Joe Biden, pas diagnozës me kancer të prostatës. Ajo shprehet...
    Lajme19 Maj 2025
    Komunat rrezikojnë të humbasin deri në 15 milionë euro nga fondet e Komisionit Evropian, si shkak i neglizhencës së Ministrisë së Administrimit...
    Lajme19 Maj 2025
    Sot në 10:30, është paraparë vazhdimi i seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, përpjekja e 18-të me radhë. Që nga betimi...
    Lajme19 Maj 2025
    Njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu, për FrontOnline ka komentuar zhvillimet aktuale rreth krizës institucionale dhe rolin e mundshëm të Gjykatës Kushtetuese...
    Lajme19 Maj 2025
    Në mungesë të një marrëveshjeje politike për kapërcimin e ngërçit politik, vëmendja po zhvendoset gjithnjë e më shumë tek Gjykata Kushtetuese. Subjektet...
    Lajme18 Maj 2025
    9 maji ishte data kur Rusia shënoi ditën e fitores. Krah presidentit rus Vladimir Putin dhe liderëve të tjerë autokratë, aty mori...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.