×
  • Lajme
  • Lajme

    Bedri Hamza: Me 50/50, Kryetari Memli Krasniqi po krijon perspektivë të qartë për gratë në vendimmarrje

    FrontOnline
    24 Shtator 2022

    Në kuadër të Konventës Programore të Gruas Demokratike të Kosovës, është mbajtur paneli i shtatë i diskutimit me temën “Gratë, Ekonomia dhe Buxhetimi gjinor”.

    Në këtë panel, i cili u moderua nga Koordinatori i Departamentit për Financa në KQM, Arben Mustafa morën pjesë Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Skenderajt, Besarta Meha-Ademi, asamblistja e PDK-së në Komunën e Shtimes, Adelina Beqa-Limani, si dhe anëtaret e kryesisë Evgjeni Thaçi- Dragusha dhe Safete Hadërgjonaj.

    Koordinatori i Departamentit për Financa në KQM, Arben Mustafa theksoi treguesit që po rezultojnë me shkallë të ulët të punësimit të grave.

    “Norma e grave joaktive në tregun e punës është shumë e lartë, pra inaktiviteti është 80%. Arsye për këtë del të jenë aktivitetet familjare dhe detyrimet e tjera në familje, mos përfaqësimi dhe mosshfrytëzim i potencialit të grave të Kosovës.

    Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza,  ka përgëzuar Kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, për këtë vendim të madh që krijon perspektivë të qartë për vajzat dhe gratë në struktura dhe vendimmarrje.

    “Unë jam jashtëzakonisht i lumtur që në drejtimin e Kryetarit Memli Krasniqi, Partia Demokratike e Kosovës po ndërmerr këtë hap të madh, për barazi gjinore në struktura dhe vendimmarrje. Është hapë perspektivë e jashtëzakonshme dhe e përgëzoj Kryetarin për këtë vizion. Realisht, 50/50 barazia gjinore duhet të jetë dhe është lajm i mirë që kjo po bëhet realitet”, ka thënë Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza.

    Lidhur me barazinë dhe buxhetimin gjinor, organizatat buxhetore obligohen të bëjnë buxhetim të drejtë, me theks buxhetim gjinor, Safete Hadërgjonaj, theksoi se koncepti i buxhetimit gjinor është i gjerë dhe së voni ka filluar debati lidhur me të.

    “Buxhetimi gjinor është mjet i mirë për reformat në buxhet. Nuk kemi ende tregues të matshëm për pabarazinë gjinore, barazia gjinore ndikon në eficiencën e ekonomisë, pabarazia ndikon në nivelin e ultë të resurseve njerëzore dhe cilësinë e ulët të jetës. Vetëm 16% marrin pjesë në tregun e punës, ndaj 44% të burrave”, tha ajo.

    Pjesëmarrja e ulët në trashëgimi, paraqet vështirësi shtesë në të bërit biznes. Për këtë çështje, Eugjeni Thaçi Dragusha, theksoi se situata e grave në këtë drejtim është shumë e pavolitshme.

    “Kemi arritur të ndërtojmë legjislacion modern, ku mbrohen të drejtat e njeriut, në mënyrë të veçantë, barazinë gjinore, por në praktikë është shqetësuese”, theksoi ajo. Një numër i vogël i grave rreth 8% ka pjesëmarrje në trashëgim, kjo pjesëmarrje është më e ulëta në Evropë. Barazia në trashëgim, ka ndikim aspekti tradicional, ceku ajo, duke kërkuar që vetëdija e grave duhet të ndryshojë. PDK duhet të bëj më shumë në të ardhmen për këtë çështje. Po ashtu, prona e paluajtshme ka ndikim në biznes, mirëqenie dhe procedurat në të bërit biznes, andaj gratë përbëjnë vetëm 12% të ndërmarrëseve”, dhe ka shtuar se barazia gjinore është barazi ekonomike, deklaroi Eugjeni Thaçi Dragusha, duke kërkua më shumë kushte për gratë në biznes dhe fushat tjera.

    Besarta Meha-Ademi, nga komuna e Skenderajt, ku disbalanca gjinore është më e theksuar, potencoi se grantet e para të qeverisjes aktuale, janë bërë me barazi të plotë 50/50, njëjtë. Mbështetje për gratë ka vazhduar edhe me fondet tjera.

    “Duhet të zgjerohet hapësira për punësim të grave. Kemi tash një çerdhe, vitin tjetër presim edhe dy t’i ndërtojmë, me projekt për zhvillimi e bashkësive lokale”, theksoi Besarta Meha-Ademi.

    Adelina Beqa-Limani, theksoi për hapësirën që PDK ua ka dhënë grave në komunën e Shtimës. Ajo ceku rëndësinë e zonës ekonomike dhe punësimin e grave në këtë zonë.

    “Buxhetimi gjinore varet nga pozita vendimmarrëse. Nga 9 drejtori, kemi qenë 4 gra me drejtori. Drejtoreshat në shkolla dhe organizatat e grave që operojnë në Shtime. Angazhimi ishte i përhershëm për barazinë gjinore 50/50”, theksoi Adelina Beqa Limani.

    Barazia gjinore ka frymuar herët në Shtime, me PDK kishte shumë më shumë hapësirë, ndërsa aktualisht, gratë udhëheqin vetëm dy drejtori, ceku ajo në fund.

    Falja e Fitër Bajramit në “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë, festë me tekbire e ilahi
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Guvernatori i Bankës Qendrore (BQK), po qëndron në ShBA, ku ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN),...
    Lajme20 Prill 2024
    “Siç kemi bërë në të kaluarën në raste të ngjashme, Greqia do të abstenojë nga ky votim. Me fjalë të tjera, nuk...
    Lajme20 Prill 2024
    Përderisa përfaqësuesit e Listës Serbe gëzojnë mbështetjen e Beogradit për të marrë pjesë në institucionet e Kosovës, madje edhe kur betohen në...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Gratë të cilat pranuan se ishin viktima të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, po bëjnë thirrje që edhe burrat...
    Lajme20 Prill 2024
    Me rastin e përpilimit të aktgjykimit në rastin e njohur si “53-milionëshi”, Gjykata Themelore në Prishtinë ka treguar edhe gjetjet e saj...
    Lajme20 Prill 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka paralajmëruar protestë më 1 Maj. Ata kanë paralajmëruar se nëse qeveria nuk...
    Lajme20 Prill 2024
    Visar Ymeri, ish-bashkpartiaku i kryeministrit aktual, Albin Kurti e ka akuzuar që ky i fundit po e dëshmon që e sheh interesin...
    Lajme20 Prill 2024
    Kritika partia në pushtet për prezencën në fushatën elektorale të partisë VLAN në Maqedoninë Veriore ka marr edhe nga opozita. Deputeti i...
    Lajme20 Prill 2024
    Analisti politik, Visar Ymeri ka kritikuar Albin Kurtin pasi ky i fundit nuk takoi kryeministrin aktual të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.