×
  • Lajme
  • Lajme

    Bedri Hamza: Jemi opozitë e qeverisë, por jo ku është interesi i vendit dhe qytetarëve

    FrontOnline
    07 Tetor 2020

    Shefi i grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka bërë me dije se kjo parti do të vazhdojë të jetë opozitë.Ai ka deklaruar se nuk ka asgjë konkrete rreth mundësisë që kjo parti t’i bashkohet koalicionit aktual qeverisës.Në këtë intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, Hamza ka thënë se PDK-ja është opozitë parimore e qeverisë dhe jo opozitë e shtetit të Kosovës.

    “Ne e kemi deklaruar rolin tonë në opozitë, nuk kemi diçka konkrete në këtë drejtim. Pa pasur diçka konkrete, ne vazhdojmë të jemi parti opozitare dhe ta luajmë rolin që na takon. Pra, do të jemi opozitë e fortë aty ku ka nevojë që të jemi të tillë. Por, ne nuk jemi opozitë ku është interesi i vendit dhe qytetarëve të Kosovës. Pra, ne jemi opozitë, por qëndrimet tona janë parimore”, ka thënë Hamza.

    Ai ka treguar se deri më tani asnjëherë në strukturat partiake nuk është diskutuar çështja e futjes së PDK-së në qeveri. “Në strukturat zyrtare udhëheqëse të PDK-së asnjëherë nuk është diskutuar kjo çështje, sepse nuk kemi pasur diçka konkrete që të bisedojmë. Pra, në kryesinë e PDK-së dhe në Grupin parlamentar të PDK-së nuk është diskutuar kjo çështje”, është shprehur ai.Shefi i grupit parlamentar i PDK-së ka kritikuar ish-qeverinë Kurti dhe tani qeverinë Hoti për dëmet që ia kanë sjellë vendit. Hamza ka thënë se këto qeveri nuk janë sjellë në nivelin e përgjegjësisë me sfidat me të cilat është përballur Kosova gjatë kësaj kohe.

    “Partitë që fituan zgjedhjet vitin e kaluar kanë folur me pompozitet, duke e quajtur veten si koalicion i shpresës dhe sot shohin se nuk ishte ashtu. Realisht veprimet që janë bërë nga partnerët e koalicionit e kanë dëmtuar vendin. Pra, kanë dëmtuar interesat e vendit, kryesisht në përballje me pandeminë dhe në aspektin shëndetësor”, është shprehur ai.Hamza ka kritikuar projektin e qeverisë për rimëkëmbjen ekonomike, duke thënë se iniciativa e PDK-së është më e mirë.“PDK-ja iniciativat ligjore për këtë çështje në Kuvendin e Kosovës i ka pasur nga fillimi i muajit prill, të cilat janë më përmbajtjesore se iniciativat e tjera, të cilat përmes pengesave administrative dhe burokratike janë vonuar deri tash dhe nuk janë futur në procedurë në Kuvend. Tani në disa seanca janë në rend të ditës, ku janë përfunduar diskutimet, por realisht nuk po ka vullnet politik prej partive të tjera politike që t’i përkrahë iniciativat ligjore të cilat i ka propozuar Partia Demokratike e Kosovës”, ka thënë Hamza.

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Opinionisti Ilir Deda, ka thënë se në 30 vitet e fundit, ndërhyrje në zgjedhje kishte në Shqipëri, gjatë kohës së shembjes së...
    Lajme18 Prill 2024
    Njohësja e zhvillimeve politike, Magbule Shkodra ka komentuar  veprimet e ditëve të fundit të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës. Ajo ka thënë...
    Lajme18 Prill 2024
    Policia serbe ka arrestuar një mërgimtar që jeton në Angli me pretendimet se i njëjti ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe....
    Të tjera
    Vip18 Prill 2024
    Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora...
    Lajme18 Prill 2024
    Sonte në Prishtinë ka pasur të shtëna armësh, raporton FrontOnline. Lajmin për të shtëna me armë në kryeqytet për FrontOnline e ka...
    Lajme18 Prill 2024
    Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka reaguar pas maltretimeve që Serbia i bëri shtetasve të Kosovës, të mërkurën, derisa ishin duke udhëtuar transit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.