Bota/Rajoni

BE zbulon planin për zhvillimin e hidrogjenit të pastër

BE zbulon planin për zhvillimin e hidrogjenit të pastër
16:34 | 08 Korrik 2020

Komisioni Evropian zbuloi sot një plan për të zhvilluar prodhimin e hidrogjenit të pastër në BE, në kuadër të dekarbonizimit të sektorëve më ndotës për të arritur neutralitetin klimatik në vitin 2050.

Ekzekutivi evropian e ka bërë këtë një nga investimet e tij parësore nga fondi i rimëkëmbjes, që aktualisht po negociohet, ashtu si 5G, energjitë e rinovuar, bateritë si dhe inteligjenca artificiale.

“Ndërkohë që 75% e emetimeve të gazit me efekt serrë nga BE vjen nga prodhimi i energjisë, ne do të operojmë një ndryshim të paradigmës për të arritur objektivat tanë në vitet 2030-2050”, theksoi komisionarja evropiane për Energjinë, Kadri Simson, cituar në një komunikatë.

“Sistemi energjetik i BE-së duhet të jetë më i integruar, më fleksibël dhe i aftë për të akomoduar zgjidhjet më të pastra dhe me kosto më efektive. Hidrogjeni do të luajë një rol kryesor në këtë drejtim, pasi rënia e çmimeve për energjinë e rinovuar dhe inovacioni i vazhdueshëm e bëjnë atë një zgjidhje të zbatueshme për një ekonomi klimatike neutrale”, shtoi ajo./atsh/

Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë

Të tjera