×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    BE shtyn bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

    FrontOnline
    01 Dhjetor 2020

    Ambasadorët e BE nuk kanë rënë dakord për fillimin e bisedimeve të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në dhjetor.

    Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm (Coreper) ra dakord në konkluzionet e tyre se Shqipëria nuk është akoma e gatshme të mbajë konferencën e parë ndërqeveritare me BE, pasi ka ende punë për të bërë për kushtet e vendosura që nga Marsi 2020.
    Ambasadorët vlerësuan punën e Shqipërisë mbi reformat, por theksuan se vendi ynë duhet të tregojë më shumë përparim në përmbushjen e kushteve.

    Lidhur me Maqedoninë e Veriut, u deklarua se data për konferencën e parë do të caktohet sapo vendi të zgjidhë çështjet e tij me Bullgarinë. Kujtojmë se Bullgaria ka bllokuar fillimin e bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut. Ajo pretendon se gjuha maqedonase është një dialekt i bullgarishtes dhe se nuk ka asnjë pakicë maqedonase në Bullgari. Të dy deklaratat kërkohet të përfshihen në dokumentin përfundimtar që lejon fillimin e bisedimeve. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev deri më tani ka refuzuar të heqë dorë nga kërkesat, njofton Euronews, përcjell TCh.

    Italia thuhet se u përpoq të zbuste ‘gjuhën’ e konkluzioneve për Shqipërinë, por kërkesa u refuzua.

    Drafti i konkluzioneve të arritura sot nga ambasadorët e BE do të miratohet nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme, i përbërë nga ministra të punëve të jashtme dhe evropiane të vendeve anëtare të BE, në 8 dhjetor.

    Fillimi i negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të miratohet në Mars 2021

    NimiTV ofron 30% zbritje për Black Friday
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Kandidati për president Donald Trump do të jetë sot sërish në sallën e gjyqit ndërsa procesi për përzgjedhjen e jurisë vazhdon. Zoti...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Shqipëria renditet e gjashta në Evropë sa i përket aksidenteve rrugore. EUROSTAT në publikimin e fundit e rendit kështu Shqipërinë, ndërkohë që...
    Të tjera
    Vip18 Prill 2024
    Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora...
    Lajme18 Prill 2024
    Sonte në Prishtinë ka pasur të shtëna armësh, raporton FrontOnline. Lajmin për të shtëna me armë në kryeqytet për FrontOnline e ka...
    Lajme18 Prill 2024
    Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka reaguar pas maltretimeve që Serbia i bëri shtetasve të Kosovës, të mërkurën, derisa ishin duke udhëtuar transit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.