Harmonizimi i Serbisë me politikën e jashtme të BE-së është në rritje dhe presim të shohim veprime të mëtejshme të qëndrueshme të Serbisë në këtë drejtim, tha zëdhënësi i BE-së, Petar Stano.
Sipas mediave në Bruksel, pas takimit të Stabilizim Asociimit, Serbia ka marrë “vlerësime pozitive sa i përket politikës së jashtme dhe të sigurisë”, pavarësisht, siç thonë ata, rolit “destabilizues” në rajon dhe “shpenzimeve të larta për armë”, Serbia po bën përparim në harmonizimin me BE-në.
Stano tha gjithashtu se çështjet në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe politikës së jashtme janë duke u diskutuar me Serbinë dhe partnerë të tjerë në nivele të ndryshme dhe se një herë në vit publikohet një raport për progresin e përgjithshëm.
Stano theksoi se kreu i diplomacisë së BE-së, Josep Borrel, pas takimit të Këshillit të Stabilizim-Asociimit BE-Serbi, dërgoi qartë një mesazh që dënon mohimin e gjenocidit, glorifikimin e krimeve të luftës dhe çdo retorikë tjetër të rrezikshme që mund të dëgjohet në rajon.
Zëdhënësi i BE-s konfirmoi se Përfaqësuesi i Posaçëm i BE Miroslav Lajçak do të vizitojë Beogradin dhe Prishtinën javën e ardhshme.
I pyetur për agjendën e vizitës, Stano tha se ajo është “pjesë e aktiviteteve të përditshme të Përfaqësuesit Special” dhe se si e tillë nuk do të bëhet e ditur nga Brukseli por nga delegacionet vendore të BE-së./FrontOnline/

Të tjera
-
15:08 | 17 Maj 2022
-
15:07 | 17 Maj 2022
-
15:06 | 17 Maj 2022
-
15:02 | 17 Maj 2022
-
14:59 | 17 Maj 2022
-
14:59 | 17 Maj 2022
-
14:56 | 17 Maj 2022
-
14:55 | 17 Maj 2022
-
14:50 | 17 Maj 2022
-
14:45 | 17 Maj 2022
-
14:43 | 17 Maj 2022
-
14:41 | 17 Maj 2022