×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    BE regjistron rënie të numrit të vdekjeve të lidhura me ndotje të ajrit

    FrontOnline
    15 Nëntor 2021

    Agjencia Evropiane për Ambient (EEA), ka thënë se vdekjet e parakohshme, të shkaktuara nga ndotja e ajrit, kanë rënë, mirëpo ende besohet se ky shkaktar çon në më shumë se 300,000 vdekje në vit.

    Kjo Agjenci ka thënë në raportin e publikuar më 15 nëntor që nëse zbatohen udhëzimet e fundit për kualitet të ajrit të përpiluara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, numri i viktimave mund të përgjysmohet.
    Më 2019 ishin regjistruar rreth 307,000 vdekje si pasojë e ajrit të ndotur, derisa më 2018, 346,000.

    Ulja e numrit të viktimave në krahasim me vitin 2018 i është atribuuar përmirësimit të kualitetit të ajrit në kontinentin evropian.

    Më 2019, Polonia ka regjistruar 39,300 vdekje, njëherësh shifrën më të lartë për kokë banori.

    Sipas Agjencisë Evropiane për Ambient, në fillim të viteve 1990, copëzat tejet të vogla të ajrit – të cilat hyjnë thellë në mushkëri – kanë çuar në gati një milion vdekje të parakohshme në 27 vendet e Bashkimit Evropian.

    Blloku evropian ka thënë se dëshiron të zvogëlojë numrin e vdekjeve si pasojë e ndotjes, për të paktën 55 për qind më 2030, në krahasim me shifrat e vitit 2005, kur ishin regjistruar 450,000 të tilla.

    Nëse shifrat do të ulen me ritmin aktual, Agjencia ka vlerësuar se synimi do të arrihet më 2032.

    “Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Korrik 2024
    Kërkimi për njeriun që vrau policin kufitar Nikolla Krsmanoviq dhe plagosi rëndë kolegun e tij Vjekoslav Iliq në Loznicë është ende në...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2024
    Ish-ambasadorin amerikan Gjermani dhe ish- i dërguar i SHBA-së për Ballkanin, Richard Grenell, ka një shans të mirë për t'u bërë Sekretar...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2024
    Kai Trump, mbesa adoleshente e ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, bëri një paraqitje të papritur në Konventën Kombëtare Republikane më 17 korrik,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Korrik 2024
    Kërkimi për njeriun që vrau policin kufitar Nikolla Krsmanoviq dhe plagosi rëndë kolegun e tij Vjekoslav Iliq në Loznicë është ende në...
    Lajme19 Korrik 2024
    Instituti i Kosovës për Drejtësi sot do të publikojë raportin “Politizimi i KPM-së”. Ky raport është analizë e Projektligjit për Komisionin e...
    Lajme19 Korrik 2024
    Këshilli Gjyqësor i Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës. Kjo është mbledhja e 330-të e tyre, duke filluar nga ora...
    Lajme19 Korrik 2024
    Sot në Kosovë do të mbizotërojë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, ku nuk mungon mundësia për reshje shiu dhe shkarkime...
    Lajme18 Korrik 2024
    Franca nuk dëshiron konfrontime të reja në veri e të cilat mund të lindin lidhur me çështjen e hapjes së urës së...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2024
    Ish-ambasadorin amerikan Gjermani dhe ish- i dërguar i SHBA-së për Ballkanin, Richard Grenell, ka një shans të mirë për t'u bërë Sekretar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.