×
  • Lajme
  • Lajme

    BE: Prishtina vendos se kush do ta përfaqësojë në dialogun me Beogradin

    FrontOnline
    30 Qershor 2020

    Në lidhje me planet evropiane për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, zëdhënësja e BE-së Virginie Battu theksoi se Brukseli ishte në dijeni të qëllimit të Presidentit të Kosovës dhe kryenegociatorit të Prishtinës, Hashim Thaçi për të qëndruar në detyrë.

    Kreu i shtetit të Kosovës gjatë një adresimi që e bëri mbrëmë theksoi se nëse konfirmohet aktakuza e Prokurorit të Specializuar kundër tij, do të japë menjëherë dorëheqje.

     

    “Ne bëjmë thirrje për bashkëpunim të plotë me Gjykatën Speciale. Ky është një tregues i rëndësishëm i angazhimit të Kosovës ndaj sundimit të ligjit, i cili është një element kryesor për përparimin në rrugën drejt integrimit në BE,” tha nga ana e saj, zëdhënësja e Bashkimit Evropian, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

    E pyetur nëse Thaçi do të ishte një bashkëbisedues i pranueshëm për BE-në për të vazhduar dialogun e planifikuar për korrik, Battu përsëriti se BE-ja nuk komenton procedurat gjyqësore, as nuk paragjykon vendimet e autoriteteve të Kosovës.

    “Nuk i takon BE-së të zgjedhë me kë të bisedojë brenda dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës. Varet nga autoritetet e Kosovës që të vendosin se kush do t’i përfaqësojë më së miri interesat e tyre,” tha ajo.

    Për shkak të propozim aktakuzës nga Prokurori i Specializuar, presidenti Hashim Thaçi, anuloi tpjesëmarrjen në takimin e planifikuar për 27 qershor në Washington.

    Një samit në Paris kushtuar dialogut midis dyja vendeve pritet të mbahet në korrik, si dhe një raund bisedimesh në Bruksel, transmeton Klan Kosova.

    Në këtë kohë nuk dihet kush do ta përfaqësojë Kosovën në këto takime.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Janar 2025
    Partitë politike në Kosovës tashmë kanë hapur edhe zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. PDK, LDK koalicioni AAK-NISMA-E30+, Koalicioni...
    Lajme14 Janar 2025
    Vazhdon sot në Hagë procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. Seanca nis në ora 09:00 dhe është paraparë të vazhdojë...
    Lajme14 Janar 2025
    Moti sot do të jetë kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të regjistrohen ndërmjet -3°C dhe -1°C, ndërsa ato maksimale nga 0°C...
    Të tjera
    Vip13 Janar 2025
    Në Big Brother Today, banorëve iu parashtrua edhe pyetja e fundit, ajo se pse e meritojnë ata çmimin e madh. E Driloni...
    Vip13 Janar 2025
    Në Big Brother Today, banorëve iu parashtrua edhe pyetja e fundit, ajo se pse e meritojnë ata çmimin e madh. E Gresa...
    Vip13 Janar 2025
    Në Big Brother Today, banorëve iu parashtrua edhe pyetja e fundit, ajo se pse e meritojnë ata çmimin e madh. Xheneta tha...
    Vip13 Janar 2025
    Drenusha u shpreh e meriton çmimin e madh, pasi sipas saj ajo ka treguar brenda shtëpisë një femër që ka treguar vlera...
    Vip13 Janar 2025
    Ish-banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Lela ka surprizuar të dashurin e saj, Leon. Në një darkë romantike, ata po...
    Vip13 Janar 2025
    Leo e ka pyetur Lelën gjatë darkës se a ka bërë mirë që e ka ‘nxjerrë’ jashtë Gjestin. Lela i tha që...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.