×
  • Lajme
  • Lajme

    BE për deklaratat e Kurtit: Nuk i komentojmë akuzat e pabaza

    FrontOnline
    19 Shtator 2023

    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i cilësoi si “akuza të pabaza” pohimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të dërguarin e BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, duke theksuar se ky i fundit ka mbështetjen e të gjitha shteteve anëtare të bllokut.

    Kurti më 18 shtator deklaroi në Prishtinë se gjatë takimit të fundit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë – të mbajtur në Bruksel më 14 shtator – Lajçak ishte “pozicionuar” kundër Kosovës.

    Kryeministri kosovar tha se gjatë këtij takimi – që përfundoi pa një rezultat – dukej që kishte një koordinim mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe Lajçakut për, siç tha ai, krijimin e një “skenari alternativ, ku gjysma e marrëveshjes zbatohet”.

    Kurti tha se Lajçaku “ka deformuar” procesin e dialogut, duke pretenduar se ai nuk është përqendruar në zbatimin e plotë dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes drejt normalizimit , por ka lejuar “që qerrja të vihet para kuajve, Asociacioni i komunave një herë, e pastaj shohim”.

    Marrëveshja që Kurti iu referua është arritur më herët gjatë këtij viti. Ajo nuk përfshin njohjen reciproke për të cilën insiston Kosova, por kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat. Po ashtu palët zotohen se do të zbatojnë marrëveshjet e arritura më herët në procesin e dialogut.

    Stano është pyetur nga gazetarët se si mund të vazhdojë dialogu në këtë format pasi Kurti hapur ka shprehur mosbesim ndaj lehtësuesit të procesit, të cilin nuk e ka konsideruar si neutral dhe të paanshëm.

    “Sa i përket deklaratave të Kurtit, ne nuk i komentojmë ato, sidomos kur përmbajnë akuza të pabaza. Mendoj se shtetet anëtare të BE-së në vazhdimësi e kanë përsëritur shumë qartë mbështetjen e tyre të plotë për përfaqësuesin e posaçëm të BE-së, Mirosllav Lajçak, sikur edhe për përfaqësuesin e lartë [Josep Borrell]. Ata plotësisht mbështesin përpjekjet e tyre që Kosovës dhe Serbisë t’iu ndihmohet të arrijnë në fazën kur të normalizojnë raportet mes tyre”, tha ai.

    Sipas Stanos, mbështetja e fundit për lehtësuesit e dialogut, Borrell dhe Lajçak, ka ardhur përmes komunikatës së lëshuar në emër të 27 shteteve të bllokut më 19 shtator.

    “Kjo do të thotë se është një deklaratë e miratuar nga ministrat e Jashtëm të 27 shteteve anëtare. Dhe kjo deklaratë saktësisht nënvizon pritjet e BE-së për Kosovën dhe Serbinë dhe si të ecet përpara në dialog”, tha Stano, duke theksuar se në deklaratë në mënyrë “eksplicite kërkohet nga Kosova dhe Serbia të ecin me zbatimin e obligimeve të tyre pa vonesa të reja”.

    Në këtë deklaratë, që u lëshua pasi Borrell u takua në Nju Jork me kryediplomatët evropianë, BE-ja kërkoi edhe themelimin pa vonesa të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Për Asocacionin, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje më 2013. Por, Prishtina nuk e ka zbatuar atë, duke shprehur frikën se mund të cenojë funksionalitetin e shtetit.

    Ndryshe, pas takimit më 14 shtator, nga Bashkimi Evropian thanë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka qenë i gatshëm të ecë përpara, ndryshe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili “e ka pranuar propozimin e tyre” për zbatimin e Marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

    Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, deklaroi se Kurti ka këmbëngulur që të formalizohet, fillimisht, njohja de facto e Kosovës nga Serbia.

    Kurti në Bruksel tha se “kushtëzimi i Serbisë” për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe “është shndërruar në qëndrim të emisarëve të BE-së”.

    Sipas Vuçiçit, Kurti, thjesht, “i shmanget formimit të Asociacionit… ky është thelbi i gjithçkaje”./FrontOnline/

    Kredi me afat rekord të shqyrtimit dhe aprovimit
    Nga Rubrika
    Lajme02 Tetor 2023
    Rreshteri Afrim Bunjaku, i cili ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës nga viti 2001, u vra mëngjesin e 24 shtatorit pas përplasjes...
    Lajme02 Tetor 2023
    Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka deklaruar në seancën e Parlamentit shqiptar se sulmi i grupeve terroriste serbe në veri...
    Lajme02 Tetor 2023
    Ministri federal gjerman i Bujqësisë, Cem Özdemir në prag të vizitës së tij në Kosovë ka deklaruar se Kosova sërish është nën...
    Të tjera
    Lajme02 Tetor 2023
    Të dielën dyshohet se është kryer vjedhje në banesën e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, lidhur me rastin policia...
    Lajme02 Tetor 2023
    Nënkryetari i LDK-së, Anton Quni theksoi se në fillim numri i armatimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës numërohej në gishta, por siç...
    Lajme02 Tetor 2023
    Ish-prokurori, Sylë Hoxha, ka thënë në Pressing të T7, se pasi janë hapur hetimet për Milan Radojçiqin, ka pranuar informacione më vonë...
    Lajme02 Tetor 2023
    Lisa McClain, anëtare e Komitetit për Arsimin dhe Punën në Dhomën e Përfaqësuesve në Michigan të ShBA-së, ka thënë se Kosova që...
    Bota/Rajoni02 Tetor 2023
    Forcat ukrainase kanë arritur që me dronët kamikaz, të godasin rëndë veturat dhe pozicionet mbrojtëse të ushtrisë ruse në afërsi të Soledarit....
    Lajme02 Tetor 2023
    Drejtoresha e Klinikës Plastike ,Violeta Zatriqi, ka njoftuar të gjitha gratë të cilat janë operuar nga kanceri i gjirit mund të rikonstruktojnë...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.