×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    BE ndryshon kriteret për përdorimin e certifikatës COVID-19

    FrontOnline
    25 Janar 2022

    Ministrat e Bashkimit Evropian, gjatë takimit të mbajtur të martën, pranuan propozimin e Komisionit Evropian për të bërë ndryshime në kriteret për përdorimin e certifikatës COVID-19 për udhëtim brenda bllokut evropian.

    Kjo certifikatë ishte vendosur në pranverën e vitit të kaluar me qëllim që të lehtësojë lëvizjen brenda BE-së në kohën kur kishte nisur procesi i vaksinimit kundër sëmundjes COVID-19.

    Por, tash rrethanat kanë ndryshuar dhe BE-ja ka rekomanduar ndryshimin e kritereve për përdorimin e kësaj certifikate. Tash më shumë do të merret parasysh gjendja shëndetësore e personit, të dhënat për vaksinim apo shërim nga virusi, sesa gjendja epidemiologjike e shtetit apo rajonit prej nga ai vjen.

    Sipas rekomandimeve të reja, certifikata COVID-19 do të jetë e vlefshme nëse përmban të dhënat se bartësi i saj është i vaksinuar me së paku dy doza. Kjo certifikatë vlen nëntë muaj nga marrja e dozës së dytë të vaksinës, ndërkaq për personat që janë të vaksinuar me dozën përforcuese, vlefshmëria e certifikatës do të jetë e pakufizuar, së paku derisa nuk ka të dhëna të reja shkencore që tregojnë për kohëzgjatjen e mbrojtjes që ofron kjo dozë.

    Të vlefshme do të jenë edhe certifikatat që dëshmojnë se bartësit e tyre e kanë kaluar virusin jo më vonë se para gjashtë muajve. Për bartësit e këtyre certifikatave, BE-ja ka propozuar që të mos ketë asnjë kufizim shtesë apo detyrim për testim ose vetizolim.

    Në kohën kur shtetet e BE-së po regjistrojnë shifra rekorde të infektimeve për shkak të përhapjes së variantit Omicron, megjithatë blloku evropian sugjeron lehtësime për udhëtime duke marrë parasysh suksesin që kanë arritur disa shtete me fushatën e vaksinimit të qytetarëve të tyre.

    Megjithatë, mes shteteve të BE-së ka dallime të mëdha sa i përket nivelit të vaksinimit. Për shembull, në Belgjikë dozën përforcuese e kanë marrë më shumë se 70 për qind e qytetarëve të moshës madhore, ndërkohë në Bullgari dhe Rumani gjysma e qytetarëve ende janë të pavaksinuar.

    Këto janë vetëm rekomandime të BE-së, pasi secili shtet anëtar do të vendosë për zbatimin e tyre në shtetet përkatëse. BE-ja tha se shpreson që anëtarët do të zbatojnë këto rekomandime me qëllim që të lehtësohet lëvizja e qytetarëve.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se në këto vende s’do të ketë rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka takuar sot ish-përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri,...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se 16 fëmijë ukrainas që u dërguan me forcë në Rusi janë ribashkuar me familjet e tyre....
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Ndër arsyet më të rëndësishme për prerjet ilegale të pyjeve në Maqedoninë e Veriut janë menaxhimi i dobët i pyjeve, e deri...
    Të tjera
    Vip25 Prill 2024
    Diola Dosti dhe biznesmeni kosovar Erolld Belegu, prej disa ditësh po kalojnë pushimet krah njëri-tjetrit në Bali. Çifti ka treguar se janë...
    Lajme25 Prill 2024
    Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se Vetëvendosja refuzoi të diskutonte në kuvend për raportin e Departamentit Amerikan të...
    Vip25 Prill 2024
    Ylli Limani ka habitur me një sulm thumbues në rrjete sociale. Nuk dihet nëse fraza i dedikohet dikujt, apo mos ndoshta është...
    Vip25 Prill 2024
    Artisti shqiptar Liri Tahiri, i cili ka shkëlqyer së fundmi në tregun muzikor me hitet e tij si “Maybach”, “Bulena” dhe “Zemër”,...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku thotë për FrontOnline se ishte gabim përfshirja e VV-së dhe kryeministrit Albin Kurti në zgjedhjet presidenciale në...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti i VV-së, Enver Haliti për FrontOnline ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Maqedoninë Veriore dhe reagimet nga Fronti Demokratik në drejtim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.