×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    BE me projekt të ri për të ndihmuar vaksinimin në Ballkan

    FrontOnline
    19 Shkurt 2021

    Bashkimi Evropian ka njoftuar për nisjen e një projekti të ri për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor në imunizimin e popullatës kundër koronavirusit të ri.

    Sipas një njoftimi të Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, projekti është në vlerë të mbi 7 milionë eurove dhe do të realizohet në partneritet me Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

    “Me këtë projekt të ri që në partneritet me OBSH-në mbështet fushatat e vaksinimit në Ballkanin Perëndimor, BE-ja vazhdon ta përmbushë zotimin e saj për t’i mbështetur partnerët tanë për trajtimin e pandemisë që nga fillimi i saj. Projekti i shtohet paketës sonë prej 70 milionë eurosh për të mbështetur qasjen në vaksina për rajonin dhe për të siguruar pajisjet e nevojshme për fushatat”, citohet të ketë thënë Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi.

    Vetë Bashkimi Evropian është përballur me vonesa të furnizimeve me vaksinën kundër koronavirusit. Disa vende anëtare kanë kritikuar Komisionin Evropian për vonesat.

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka pranuar gabimet në strategjinë për të siguruar vaksina të mjaftueshme për 447 milionë qytetarët e Bashkimit Evropian.

    “Ne ende nuk jemi ku duam të jemi. Kemi qenë të vonshëm në autorizim. Ne kemi qenë shumë optimistë kur kemi pasur të bëjmë me prodhim masiv dhe ndoshta kemi pasur shumë vetëbesimin se ajo që e kemi porositur mund të dërgohej në kohë”, ka thënë von der Leyen para Parlamentit Evropian më 10 shkurt.

    Çfarë parasheh projekti i ri i BE-së për Ballkanin P.
    Sipas njoftimit, ky projekt do të ndihmojë përgatitjet e rajonit për administrimin efektiv të vaksinave COVID-19, përfshirë ato të marra nga COVAX dhe përmes mekanizmit të BE-së për ndarje të vaksinave me shtetet anëtare të BE-së.

    “Kjo do të ndihmojë edhe për përmirësimin e qëndrueshmërisë së rajonit ndaj emergjencave shëndetësore, si dhe do ta mbështesë rajonin në lëvizjen drejt financimit të qëndrueshëm për kujdesin shëndetësor universal”, thuhet në njoftim.

    Paketa totale e ndihmës së BE për Ballkanin Perëndimor për reagimin ndaj COVID-19 aktualisht i tejkalon 3.3 miliardë euro, ka njoftuar më herët Komisioni Evropian.

    Kjo ndihmë përfshin mbështetjen e menjëhershme me pajisje, mbështetjen afatmesme dhe afatgjatë për sistemet shëndetësore dhe ekonomitë, mbështetjen për bizneset përmes bankave lokale, ndihmën makro-financiare në formën e kredive, dhe një paketë reagimi të Bankës Evropiane të Investimeve (BEI)

    Përfito nga zbritja e madhe në NimiTV me pakon DigiPrime!
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Kandidati për president Donald Trump do të jetë sot sërish në sallën e gjyqit ndërsa procesi për përzgjedhjen e jurisë vazhdon. Zoti...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Shqipëria renditet e gjashta në Evropë sa i përket aksidenteve rrugore. EUROSTAT në publikimin e fundit e rendit kështu Shqipërinë, ndërkohë që...
    Të tjera
    Lajme18 Prill 2024
    Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka reaguar pas maltretimeve që Serbia i bëri shtetasve të Kosovës, të mërkurën, derisa ishin duke udhëtuar transit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...
    Lajme18 Prill 2024
    Naftëtarët kosovarë kanë paralajmëruar bllokadë në kufirin e Moranës. Shkak për këtë duket të jetë një masë e re e autoriteteve shqiptare...
    Lajme18 Prill 2024
    Një vizitë njëjavore jashtë vendit te familjarët për festën e Bajramit, përfundoi e hidhur për Burim Kastratit nga Gjilani.Në mëngjesin e 17...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.