[wp-story]

Lajme

BE kritikon sërish qeverinë për taksën

BE kritikon sërish qeverinë për taksën
11:24 | 18 Korrik 2019

Teksa ka prezantuar Raportin pëe Vendin për vitin 2019, Zëvendësshef i Zyrës së BE-së në Kosovë, Riccardo Serri, ka thënë se ky raport ndër të tjera kritikon edhe vendimin e qeverisë për taksën e vendosur ndaj produkteve serbe dhe atyre boshnjake, raporton zeri.info.

Në fjalën e tij, të mbajtur para komisionit për Integrime Evropiane, Serri ka thënë se e tërë bashkësia ndërkombëtare është kundër vendosjes së tarifës.

“Vendosja e tarifës 100 për qind, ky vendim i qeverisë ende është në fuqi, jemi shumë kritikë, e tërë bashkësia ndërkombëtare është kundër, sidomos Bashkimi Evropian. Kjo është cekur në raport”, ka thënë Serri.

Ai më tej ka folur edhe rreth punës së kuvendit, me ç’rast ka thënë se Parlamenti i Kosovës ka kryer mjaft punë, porse në të njëjtën kohë, siç ai është shprehur, është përcjellë edhe me mungesë të kuorumit.

“Ka disa çështje që kanë të bëjnë me funsionimin e kuvendit, shpesh ka mungesë të kuorumit, mungesë të organizimit struktural. Kuvendi nganjëherë nuk takohet për një kohë të gjatë, këto kanë ndikim në rolin e kuvendit”, ka theksuar ai.

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera