×
  • Lajme
  • Lajme

    BE: Kosova duhet ta kuptojë se dialogu nuk ka alternativë

    FrontOnline
    11 Nëntor 2020

    Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka alternativë dhe Prishtina dhe Beogradi duhet të jenë të gatshme për vazhdimin e tij dhe arritjen e kompromisit, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi për Çështje të Jashtme i Bashkimit Evropian, Peter Stano, kur u pyet për të komentuar disa qëndrime në Kosovë, përmes së cilave kërkohet pezullimi i dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në Bruksel.

    “Ne jemi të bindur se, për të përmbushur aspiratat e qytetarëve të Kosovës për të ardhme evropiane, Kosova duhet ta kuptojë dhe pranojë se nuk ka alternativë përveç dialogut”, tha Stano.

    Sipas tij, “BE-ja vlerëson vizionin e qartë të kryeministrit, Avdullah Hoti, për këtë dhe gatishmërinë e tij për të bërë zgjedhjen e vështirë, duke dëshmuar konsistencë dhe pjekuri, posaçërisht në këto kohë sfiduese”.

    “Shoqëria e Kosovës është mjaft e pjekur për të kuptuar se dialogu nuk mund të përdoret për argumente afatshkurtëra politike. Perspektiva evropiane e Kosovës është reale. Por, përmbushja është në duart e qytetarëve të Kosovës dhe liderëve të tyre të zgjedhur. BE-ja mbetet e gatshme tu ofroj çfarëdo ndihme. Lehtësimi i dialogut është një aspekt i kësaj ndihme”, ka thënë zëdhënësi i BE-së.

    Gjatë këtij viti dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka rifilluar në Bruksel, mirëpo palët nuk kanë arritur ndonjë përafrim.

    Serbia kërkon formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ndërsa Kosova insiston në një marrëveshje të përgjithshme, në të cilën do të përfshihej edhe njohja e ndërsjellë.

    Pas shpalljes së aktakuzave nga Dhomat e Specializuara për ish-presidentin, Hashim Thaçi, ish-kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në Kosovë disa përfaqësues institucionalë dhe liderë politikë kanë kërkuar ndërprerjen e dialogun me Serbinë.

    Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka thënë për transmetuesin publik gjerman, Deutsche Welle (DW) se nuk është momenti të vazhdohet dialogu. Ndërsa, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që është pjesë e koalicionit qeveritar, ka kërkuar pezullimin e tij.

    Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, më 10 nëntor, kryeministri Avdullah Hoti, kundërshtoi ashpër thirrjet për ndërprerjen e dialogut me Serbinë.

    “Janë dy zgjidhje: ose mund të mbajmë vendin e izoluar edhe të ankohemi në Prishtinë me deklarata për shtyp, në konferenca për shtyp, ose shkojmë në Bruksel dhe ulemi në tavolinë të dialogut dhe mbrojmë interesat shtetërore të Kosovës. Unë kam zgjedhur ketë të dytën”, ka thënë Hoti.

    Ai shtoi se zhvillimet që lidhen me Dhomat e Specializuar duhet të lihen anash dhe të mos lidhen me proceset e tjera.

    Ndërkohë nga Brukseli, zëdhënësi Stano, ka thënë se Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe i Dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak mbeten të përkushtuar të vazhdojnë të lehtësojnë dialogun në mënyrë që të arrihet “marrëveshja gjithëpërfshirëse”, pasi “ata janë sinqerisht dhe thellësisht të bindur se ky është opsioni më i mirë dhe i vetëm për Kosovën”.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme23 Shtator 2023
    Është arrestuar një person në Shqipëri i cili po transportonte 27  emigrantë në drejtim të Kosovës. Emigrantët kishin paguar nga 200-400 euro...
    Lajme23 Shtator 2023
    Eksperti i sigurisë Drizan Shala, tha se nëse KFOR do i mundësojë Vuçiçit që ai të vizitojë Manastirin e Graçanicës, do të...
    Lajme23 Shtator 2023
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot për vizitë në Lipjan. Ai atje është takuar me bashkëpartiakët e tij. Këtë Haradinaj...
    Të tjera
    Vip23 Shtator 2023
    Modelja 25 vjeçe, ka sfiluar për markat “Fendi” dhe “Versace”, ku “ka fërkuar shpatullat” me Gigi Hadid. Leonardo DiCaprio është në lidhje...
    Lajme23 Shtator 2023
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot për vizitë në Lipjan. Ai atje është takuar me bashkëpartiakët e tij. Këtë Haradinaj...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2023
    Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën për shkak të një zjarri që ra në një fabrikë topash golfi në Tajvan, tre...
    Kronika23 Shtator 2023
    Policia në Kaçanik të premten ka arrestuar një të mitur. Të njëjtit i kanë gjetur një revole me 3 copë fishekë. Me...
    Lajme23 Shtator 2023
    Dragan Milloviq, Illija Elezoviq dhe Zoran Kostiq janë tre serbët e dyshuar për krime lufte për të cilët Gjykata Themelore në Prishtinë...
    Kronika23 Shtator 2023
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Prishtinë. Të njëjtit dyshohen se pas një mosmarrëveshje në komunikacion kanë...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.