Gjuha:
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    BE-ja mirëpret normalizimin e raporteve mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe

    FrontOnline
    15 Gusht 2020

    Bashkimi Evropian ka mirëpritur njoftimin për normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, duke vlerësuar lartë rolin e Shteteve të Bashkuara në këtë proces.

    “Bashkimi Evropian ka promovuar për vite me radhë zhvillimin e raporteve në mes të Izraelit dhe vendeve të rajonit. Normalizimi i marrëdhënieve bilaterale mes tyre do të jetë i frytshëm për të dyja vendet si dhe një hap thelbësor për stabilizimin e rajonit”, thuhet në deklaratën e BE-së.
    BE-ja thotë se angazhimi i Izraelit për të pezulluar planet për aneksimin e njëanshëm të zonave të territorit të okupuar palestinez është një hap pozitiv.

    Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë nënshkruar të enjten një marrëveshje që synon të normalizojë marrëdhëniet në mes të këtyre vendeve.

    Izraeli dhe fqinjët arabë kanë zhvilluar tetë luftëra dhe kanë nënshkruar pak marrëveshje për paqe.

    Kjo është vetëm marrëveshja e tretë në mes të një vendi të Gjirit Arab dhe Izraelit për krijim të lidhjeve diplomatike.

    Në javët në vijim delegacionet nga të dyja shtetet do të nënshkruajnë marrëveshje bilaterale sa u përket investimeve, turizmit, fluturimeve direke, sigurisë, telekomunikimeve, energjisë, kulturës, kujdesit shëndetësor, zhvillimit të ambasadave reciproke dhe fushave tjera me interes të përbashkët.

    Shkëlqim Devolli takon guvernatorin e Texasit, Greg Abbott, flasin për rritje bashkëpunimi Kosovë – ShBA
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni09 Qershor 2023
    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se askush përveç komunitetit serb nuk ka të drejtë të bëjë propozim për Asociacionin e komunave...
    Bota/Rajoni09 Qershor 2023
    Dhoma e Përfaqësuesve të Zvicrës hodhi poshtë një paketë ndihme prej 5 miliardë franga zvicerane (5.5 miliardë dollarë) për të mbështetur Ukrainën....
    Bota/Rajoni09 Qershor 2023
    Presidenti aktual i klubit futbollistik Monza, Silvio Berluscoini është shtruar në spital. Ish-kryeministri i Italisë dhe ish-presidenti i Milanit, është shtruar në...
    Të tjera
    Lajme09 Qershor 2023
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka treguar se nuk është konsultuar me kryeministrin Albin Kurti për propozimin e draft-statutit për Asociacionin tek...
    Lajme09 Qershor 2023
    Deputetja e partisë “Guxo”, Jeta Statovci ka publikuar një fotografi bashkë me shefen e saj në Parlament, Mimoza Kusari-Lilën, ministren Artane Rizvanolli...
    Lajme09 Qershor 2023
    Policia në Skenderaj sot ka realizuar një bastisje dhe ka konfiskuar dy armë dhe municion. Në njoftimin e policisë thuhet se janë...
    Lajme09 Qershor 2023
    Ish Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Pierre Mirel, në një intervistë me Zërin e Amerikës tha se Kosova duhet të...
    Lajme09 Qershor 2023
    Se ka krisje mes raporteve Kosovë – SHBA, nuk e mohon as deputeti Xhavit Haliti. Ai për Front Online thotë që shteti...
    Lajme09 Qershor 2023
    Deputeti Xhavit Haliti në një prononcim për Front Online thotë se marrëveshjet që janë nënshkruar në Bruksel e Ohër nuk janë lojë...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.