×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    BE-ja kërcënon me sanksione liderët e Libanit

    FrontOnline
    19 Qershor 2021

    Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell u ka thënë liderëve të Libanit se ata janë fajtorë për krizën politike dhe ekonomike në vend dhe disa prej tyre mund të përballen me sanksione, nëse vazhdojnë të pengojnë formimin e një qeverie të re dhe zbatimin e reformave.

    Duke folur pas bisedës që ka pasur me presidentin Michel Aoun, Borrell tha se ai ka dhënë një mesazh të qartë se Libani është në prag të kolapsit financiare dhe politikanët nuk duhet të humbin më shumë kohë.

    “Kriza me të cilën po përballet Libani është krizë e brendshme. Është krizë e shkaktuar vetë”, tha ai për gazetarët pas bisedimeve me presidentin e Libanit.

    “Kjo krizë nuk ka ardhur nga jashtë apo nga faktorë të jashtëm. Është krizë e prodhuar brenda shtetit, një krizë që e kanë prodhuar vetë ata”, tha ai.

    Monedha kombëtare e Libanit ka humbur 90 për qind të vlerës së saj. Mbi gjysma e popullsisë jeton në varfëri dhe ekonomia po përballet me inflacion.

    Përveç krizës ekonomike, vendi po përballet edhe me krizë politike, pasi për muaj me radhë nuk po arrin që ta formojë një qeveri të re, që do të mund të shtynte përpara reformat, të cilat më pas do të mund të zhbllokonin ndihmën e huaj, raporton REL.

    “Ne jemi të gatshëm që të ndihmojmë. Por, nëse ka pengesa të reja për zgjidhjen e krizave multidimensionale të vendit, ne do të zgjedhim edhe veprime të reja. këshilli i BE-së mund të vendosë edhe sanksione”, tha Borrell.

    Petrol Company hap komunitet në Viber për klientët e saj
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamentit të Shtetit Amerikan, James O’Brien, nesër do qëndrojë në Beograd. Ai madje...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ka dështuar për të tretën herë, nisja e gjyqit të themelit për 19 të pandehurit në dosjen e ashtuquajtur si “Plumbi i...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ogranizata e Kombeve të Bashkuara kanë dënuar shkatërrimin e qëllimshëm të pajisjeve mjekësore të Gazës, shkruan BBC, përcjell klankosova.tv “Misionet e fundit...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka thënë se stërvitjet ushtarake të Serbisë, të quajtura “Vorbulla 2024”, paraqesin shqetësim për institucionet...
    Lajme19 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Ferizaj një shtetas të Maqedonisë së Veriut, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Policia suedeze ka qëlluar dhe arrestuar një burrë që dyshohet se ka plagosur tre gra me një objekt të mprehtë në Vasteras,...
    Lajme19 Prill 2024
    Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Drenasit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë në ofrimin e informatave, të cilat do...
    Lajme19 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kujtoi përvjetorin e masakrave në rajonin e Gollakut, ku forcat serbe vranë 115 civilë shqiptarë, fëmijë, gra...
    Lajme19 Prill 2024
    Bashkimi Evropian i ka përsëritur thirrjet të premten që të mos mohohet gjenocidi në Srebrenicë, në një kohë kur është duke u...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.