×
  • Lajme
  • Lajme

    BE-ja insiston: Asociacioni s’mund të shmanget, duhet të merret parasysh ndryshimi i kushtetutës

    FrontOnline
    22 Nëntor 2020

    Bashkimi Evropian vazhdon të insistojë se Kosova mund ta konsiderojë ndryshimin e kushtetutës së saj për t’i bërë vend Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Ndonëse kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka cilësuar të mbyllur diskutimin me Serbinë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog insiston se kjo çështje nuk mund të shmanget nga dialogu, edhe nëse nevojitet ndryshimi i kushtetutës së Kosovës, transmeton Gazeta Express.

    “Dialogu është në interes të të dy palëve. Ai ofron një mundësi për të dy palët për të diskutuar të gjitha çështjet e pazgjidhura me njëra-tjetrën. Bashkësia e komunave serbe është një nga këto çështje. Një diskutim mbi këtë nuk mund të shmanget nëse duam të arrijmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse që adreson të gjitha çështjet e pazgjidhura midis Prishtinës dhe Beogradit. Hapi tjetër, i cili duhet të ndërmerret sa më shpejt të jetë e mundur, është që drafti i statutit të Asociacionit t’u paraqitet negociatorëve kryesorë të të dy palëve. Ne e kuptojmë që drafti i statutit është përgatitur siç parashikohet në marrëveshjen e vitit 2015. Ajo që na duhet është që Prishtina të pranojë të marrë pjesë në këtë diskutim”, ka thënë Szunyog.

    Ndryshimi ose jo i kushtetutës së Kosovës për shkak të Asociacionit, sipas tij varet nga ajo që palët do të merren vesh, por në parim, sipas tij, nevoja për ta ndryshuar kushtetutën duhet të merret parasysh.

    “Para së gjithash, kjo varet nga ajo që do të bihet dakord. Në parim, sapo të arrini një marrëveshje ndërkombëtare, duhet të merren parasysh rregullimet e nevojshme ligjore për ta integruar atë në rendin ligjor të brendshëm. Kjo vlen si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë”, ka thënë Szunyog në një intervistë për mediumin serb në Kosovë, “Kosovo Online”.

    Në këtë intervistë, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë ka folur edhe për funksionimin e Gjykatës Speciale, duke thënë se është i nevojshëm për ta çuar Kosovën përpara në rrugën e saj evropiane. Sipas tij, Gjykata që në Kosovë cilësohet si e padrejtë, do t’i gjykojë vetëm individët dhe nuk do të ndikohet nga jashtë.

    “Strategjitë t’i lënë përjashta, ta shijojnë këtë eksperiencë të paharrueshme”, u thotë Bruno banorëve të rinj
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë e Serbia do të tentojë sërish të destabilizojë Kosovën. Sipas saj, përpjekjet e Serbisë për...
    Lajme24 Prill 2024
    Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot mbush 56 vjet. Edhe kjo ditëlindje Thaçin e gjen në Hagë ku po akuzohet për krime...
    Kronika24 Prill 2024
    Në Qendrën Korrektuese në Dubravë është arrestuar e dyshuara femër pasi ka tentuar të fusë brenda burgut një sasi të substancës së...
    Të tjera
    Vip24 Prill 2024
    Françeska është një nga banoret me të përfolura në ‘Big Brother VIP Albania’ për arsye të dinamikave që ajo krijon në shtëpi....
    Sport24 Prill 2024
    Arsenali e ka mposhtur me rezultat të thellë prej 5-0 Chelsean në “Emirates”. Serinë e golave e hapi Trossard në minutën e...
    Sport24 Prill 2024
    Dallas Mavericks e ka mposhtur Los Angeles Clippers me rezultat të ngushtë 96-93 në kuadër të 1/8 së finales së playoff-it në...
    Sport24 Prill 2024
    Arsenali shënoi fitore të thellë ndaj Chelseat, me rezultat 5-0, në mbrëmjen e së hënës. Megjithatë, trajneri i të Kaltërve, Mauricio Pochettino...
    Kronika24 Prill 2024
    Është arrestuar një burrë ne Rahovec, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj gruas me të cilën bashkëjeton që...
    Lajme24 Prill 2024
    Lidhur deklaratën e Ramush Haradinajt për gatishmërinë e tij për koalicion, Betim Gjoshi nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës tha për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.