×
  • Lajme
  • Lajme

    BE-ja i transferon mbi 5 milionë euro në buxhetin e Kosovës, kjo është arsyeja

    FrontOnline
    28 Shtator 2022

    Komisioni Evropian i transferoi sot buxhetit të Kosovës edhe 5.25 milionë euro të tjera për ta ndihmuar atë në zbutjen e ndikimit të pandemisë COVID-19 dhe rritjen e shpejtë të çmimeve të energjisë dhe ushqimeve, njofton zyra e BE-së në Prishtinë.

    Transferi i sotëm sjell mbështetjen e drejtpërdrejtë të BE-së për buxhetin e Kosovës në kuadër të kontratës së qëndrueshmërisë të nënshkruar në vitin 2020, në një total prej gati 26 milionë euro.

    “Përderisa më e keqja e krizës pandemike është pas nesh, Kosova dhe BE-ja janë prekur nga rritja e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë. Përmes kësaj pagese të mbështetjes buxhetore ne ndihmojmë likuiditetin financiar të Kosovës për veprimet e ndërmarra për të mbështetur bizneset e vogla, bujqësinë dhe grupet e cenueshme, të përballen me vështirësitë financiare në gjendjen aktuale”, njofton kjo zyre.

    Mbështetja buxhetore është një formë e mbështetjes së BE-së, ku BE-ja shpërblen qeveritë për progresin që bëjnë në zbatimin e strategjive të tyre dhe në arritjen e objektivave që i kanë vendosur vetes. Pagesa e mëparshme e BE-së në lidhje me kontratën e qëndrueshmërisë ishte 20.5 milionë euro, e disbursuar në dhjetor 2020.

    BE-ja inkurajon qeverinë e Kosovës që të adresojë dobësitë në sistemin e asistencës sociale për të targetuar më mirë familjet e varfëra, disa prej të cilave aktualisht nuk kanë të drejtë të përfitojnë nga ky sitem. Meqenëse të ardhurat e disponueshme zvogëlohen veçanërisht për grupet e cenueshme, alokimet buxhetore për sistemin e asistencës sociale duhet të jenë të orientuara mirë dhe në mënyrë transparente.

     

    KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës
    Nga Rubrika
    Lajme19 Mars 2024
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reguar pasi kryetari i Shtimes nga VV-ja, Rrahim Kadriaj ka thënë se Asociacioni i...
    Lajme19 Mars 2024
    Një grua e moshuar e cila është raportuar dje e zhdukur në rajonin e Dragashit, sot është gjetur e gjallë. Lajmin e...
    Lajme19 Mars 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar ambasadorin çek në Kosovë, Bohumil Mazanek me rastin e 25 vjetorit të Republikës së...
    Të tjera
    Lajme19 Mars 2024
    Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman Michael Roth, ka thënë se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka keqkuptuar,...
    Lajme19 Mars 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka qenë i ftuar në një podcast “The Rest is Politics” me Rory Stewart dhe Alastair Campbell. Steëart një...
    Lajme19 Mars 2024
    Është shtyrë për në mbledhjen e radhës raportimi i ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, lidhur me realizimin e projekteve...
    Lajme19 Mars 2024
    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka akuzuar ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, për centralizim, duke...
    Lajme19 Mars 2024
    Kosova do të përfaqësohet për herë të parë në Lojërat Paralimpike “Paris 2024”, ndaj presidentja Vjosa Osmani e ka cilësuar këtë moment...
    Sport19 Mars 2024
    Kombëtarja e Italisë është grumbulluar për dy miqësoret e këtij muaji që do t’i zhvillojë kundër Venezuelës dhe Ekuadorit. E në konferencë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.