×
  • Lajme
  • Lajme

    BE-ja do t’i nisë në terren sot vëzhguesit afatgjatë të zgjedhjeve

    FrontOnline
    19 Janar 2025

    Bashkimi Evropian sot do të nisë në terren nga ora 10:00 nga selia e misionit EU EOM vëzhguesit afatgjatë për procesin e zgjedhjeve të Kuvendit të Kosovës të 9 shkurtit.

    EU EOM operon nën një kod sjelljeje i cili kërkon neutralitet të rreptë dhe mosndërhyrje. Misioni operon nën një mandat të veçantë dhe të dallueshëm nga ai i Komisionit Evropian dhe institucioneve të tjera të BE-së në Kosovë. Misioni funksionon në përputhje me Deklaratën e Parimeve për Vëzhgimin Ndërkombëtar të Zgjedhjeve.

    Shefja e misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (EU EOM) në Kosovë, Nathalie Loiseau, anëtare e Parlamentit Evropian, në nisjen e misionit zyrtarisht, gjatë një konference për media në Prishtinë, ka thënë se ekipi bazë i misionit prej nëntë analistësh filloi punën në fillim të këtij muaji kur arriti në Prishtinë më 8 janar.

    “Zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 janë moment me rëndësi për Kosovën, duke shfaqur pluralitetin e peizazhit politik të Kosovës. Prania e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE në terren synon të kontribuojë në një proces zgjedhor gjithëpërfshirës, të besueshëm dhe transparent, duke u lejuar votuesve të Kosovës të shprehin zgjedhjet e tyre. Kjo gjithashtu nënvizon mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për Kosovën për të fuqizuar më tej qeverisjen demokratike”, tha Loiseau.

    Ndër të tjera, ajo tha se do të shpërndahen në terren nëntë ekipe të vëzhguesve afatgjatë, që punojnë në çifte, meshkuj dhe femra, në mbarë Kosovën.

    Sipas saj, ata do të vlerësojnë fushatën dhe përgatitjet për zgjedhje në të gjitha komunat. Ajo tha se vëzhguesit afatgjatë janë të rëndësishëm për misionin për vëzhgimin e zgjedhjeve të BE-së për të kryer një vlerësim të plotë dhe gjithëpërfshirës të procesit zgjedhor, në përputhje me metodologjinë standarde të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve.

    Vëzhguesit afatgjatë vijnë nga 18 shtete, përfshirë Shtetet Anëtare të BE-së, Norvegjinë dhe Zvicrën. U tha se ata janë vëzhgues të pavarur dhe të paanshëm dhe do të takojnë zyrtarë lokalë të zgjedhjeve, kandidatë dhe përfaqësues të partive politike, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave lokale.

    Pak para ditës së zgjedhjeve, misioni do të përforcohet me 36 vëzhgues afatshkurtër, një delegacion deputetësh nga Parlamenti Evropian dhe deri në 36 diplomatë nga shtetet anëtare të BE-së, Kanada, Norvegjia dhe Zvicra, të akredituar në Kosovë, në mënyrë që të sigurohet mbulim sa më i gjerë për Kosovën. Misioni për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE do të qëndrojë në Kosovë deri në përfundim të procesit zgjedhor.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Shkurt 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga homologia e saj sllovene, Pirc Musar, me rastin e 17-vjetorit të...
    Lajme18 Shkurt 2025
    ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka munguar në seancën e sotme të gjykimit në Hagë. Ai ka pasur probleme shëndetësore, dhe e...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Njohësi i çështjeve ekonomike, Arton Muhaxheri, për FrontOnline, thotë se ikja masive ka ndodhur si rezultat i mungesës së mundësive për punë...
    Të tjera
    Kronika18 Shkurt 2025
    Policia në Fushë Kosovë ka arrestuar të hënën një person pasi dyshohet se e ka ngacmuar një vajzë të mitur. Në raportin...
    Kronika18 Shkurt 2025
    Në fshatin Kojush, Vërmicë, policia ka ndaluar një furgon në të cilin raportohet se janë gjetur 2390 kilogramë duhan, me vlerë rreth...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1016 gjoba trafiku Në këtë periudhë janë evidentuar disa aksidente, 31 me...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Një person është arrestuar të hënën në Fushë-Kosovë, nën dyshimin se e ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur. Policia ka njoftuar...
    Sport18 Shkurt 2025
    Katër ndeshje shumë interesante do të luhen sot në Champions League, në fazën e knockout. Po kaq skuadra do ta zënë një...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Politologu Agon Maliqi ka vlerësuar lartë figurën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ai ka bërë me dije se në politikë të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.