×
  • Lajme
  • Lajme

    BE-ja dënon ashpër djegien e tri veturave me targa RKS në veri

    FrontOnline
    31 Mars 2023

    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka dënuar ashpër djegien e tri veturave me targa RKS, duke thënë se ky akt është i mjerueshëm dhe i papranueshëm.

    “Dënojmë ashpër djegien e automjeteve të ri-regjistruara së fundmi në targa të Kosovës në veri të Kosovës. Shkatërrimi i pronës private, që ka ndodhur gjatë 2 ditëve të fundit, me qëllim të frikësimit të popullatës lokale është i mjerueshëm, i papranueshëm dhe duhet dënuar nga të gjithë aktorët përkatës”, ka shkruar Szunyog në Twitter.

    Mbrëmë pas mesnatës janë djegur tri vetura me targa RKS, të cilat i përkisnin qytetarëve të nacionalitetit serb.

    Njëra veturë që u dogj ndodhej në rrugën “Kral Milutin” në Zveçan, tjetra në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Mitrovicë të Veriut, si dhe e treta në rrugën “Vlade Çetkoviq”, po ashtu në Mitrovicë të Veriut.

    Djegia e tri veturave vjen pas djegies së dy të tjerave, po ashtu me targa RKS, dje në orët e para të mëngjesit.

    Deri më tani nuk ka informacione se kush e ka shkaktuar zjarrevënien.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Korrik 2025
    Një mbrëmje e veçantë muzikore u zhvillua në Katedralen Shën Lucia në Durrës, ku artisti gjerman Felix Kleiser performoi me instrumentin e...
    Lajme18 Korrik 2025
    Të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira gjatë ditës. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej...
    Lajme18 Korrik 2025
    Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar pas arrestimit të Igor Popoviqit nga autoritetet...
    Të tjera
    Lajme18 Korrik 2025
    Një e mbijetuar e dhunës seksuale nga lufta e fundit ka ndarë sonte rrëfimin e saj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin....
    Lajme18 Korrik 2025
    Kosova vijon të mbetet ende me situatë politike kritike. Lutfi Haziri komentoi akuzat e presidentes Osmani ndaj ish-kryeministrit Hoti. Përplasja Hoti-Osmani u...
    Lajme18 Korrik 2025
    Një veturë është përfshirë nga zjarri në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë-Prizren. Në pamjet e siguruara nga Sinjali, shikohet tymi i...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Gjykata Themelore Penale në Shkup sot solli aktvendim për tre nga gjithsej katër të dyshuarit në rastin për ndërmjetësimin e vajzave nga...
    Lajme18 Korrik 2025
    Igor Popoviq, ndihmësdrejtor i ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë” në qeverinë serbe, është ndaluar nga Policia e Kosovës në Bërnjak dhe po dërgohet...
    Lajme18 Korrik 2025
    Policia ka bërë të ditur se ka arritur ta parandalojë një rast të kontrabandë me mallra (barna) nga Serbia. Në njoftimin e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.