×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    BE-ja blen edhe 300 milionë doza të vaksinave kundër COVID-19

    FrontOnline
    08 Janar 2021

    Bashkimi Evropian ka blerë edhe 300 milionë doza të tjera të vaksinave kundër COVID-19 të prodhuara nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech, duke e dyfishuar numrin aktual të tyre.

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një konferencë për media, ka thënë se kanë bërë një program për shpërndarjen e vaksinave të reja në mesin e kritikave që kishin marrë më herët se vaksinat tjera janë dhënë shumë ngadalë.

    Von der Leyen tha se 75 milionë doza të vaksinave do të jenë të pranishme në tre mujorin e parë të vitit 2021 dhe pjesa tjetër e tyre do të shpërndahet në tre apo katër mujorët tjerë.

    “Ne tashmë kemi një kontratë, kështu që nuk do të ketë negociata të gjata, është një vaksinë e provuar, kështu që autorizimi është i kryer, vendet anëtare e dinë vaksinën kështu ato e dinë logjikën prapa saj, prandaj sjell siguri për planifikimin, dhe krijon një vrull shtesë për vaksinimin në Evropë”, tha Von der Leyen.

    Dozat e para të vaksinën kundër COVID-19 në BE kanë filluar të merren nga 27 dhjetori i vitit 2020, shkruan Euronews.

    Është koha të shijojmë çokollatën më të mirë..
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni20 Prill 2024
    Udhëheqësi politik i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – Ismail Haniyeh, është...
    Bota/Rajoni20 Prill 2024
    Një sulm ajror izraelit në një shtëpi në qytetin më jugor të Gazës, Rafah, vrau të paktën nëntë persona, gjashtë prej tyre...
    Bota/Rajoni20 Prill 2024
    Kancelari gjerman Olaf Scholz beson se lufta në Ukrainë mund të zgjasë edhe për disa vite të tjera. Askush nuk mund të...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Haradinaj gëzon...
    Bota/Rajoni20 Prill 2024
    Një person është vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur gjatë një shpërthimi në një bazë ushtarake në Irak, ku janë të...
    Lajme20 Prill 2024
    Kosova me artisten e saj Doruntina Kastratin, fiton çmimin "Special Mention for National Presentation", në Bienalen e Artit në Venecia. Kryeministri i...
    Bota/Rajoni20 Prill 2024
    Ministrit të ekstremit të djathtë izraelit i është tërhequr vërejtja pasi e quajti sulmin ndaj Iranit ‘të çalë’. Ministri i sigurisë kombëtare...
    Sport20 Prill 2024
    Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez në konferencën për medie, një ditë para duelit me Real Madridin, ka thënë se kjo ndeshje është...
    Lajme20 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti nuk do të jetë as në tubimin elektoral të koalicionit që po përkrah në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.