×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    BE-ja autorizon përdorimin e remdesivirit për Coronavirus

    FrontOnline
    03 Korrik 2020

    Zyrtarët në Bruksel kanë aprovuar përdorimin e ilaçit remdesivir për të trajtuar rastet e rënda me Covid-19, vetëm pak ditë pasi ShBA grumbulloi tërë rezervat e këtij ilaçi antiviral.

    Remdesiviri është i vetmi ilaç kundër koronavirusit të cilit iu dha drita e gjelbër në BE. Dega ekzekutive e BE-së, Agjencia Evropiane e Ilaçeve (EMA) javën e kaluar rekomandoi që ilaçi të përdoret për trajtimin e pacientëve të cilët kanë nevojë për terapi me oksigjen, transmeton KOHA.

    Ky aprovim erdhi në më pak se një ditë pasi që Komisioni tha se kishte nisur negociatat me prodhuesin e remdesivirit Gillead Sciences për të siguruar dozat për shtetet anëtare të BE-së, pasi që SHBA-ja siguroi 500,000 doza të këtij ilaçi, shkruan The Independent.

    SHBA-ja ndezi hidhërime të mërkurën kur bleu 500,000 doza trajtimi, që janë 100 për qind i prodhimit të Gilead për muajin korrik, dhe 90 për qind i prodhimit për gusht dhe shtator.

    “Kanë marrë shumicën e furnizimit andaj tani nuk ka mbetur asgjë për Evropën”, tha dr Andrew Hill, anëtar i lartë i hulumtimeve në Universitetin e Liverpoolit.

    Remdesiviri u aprovua në Britani në fund të muajit maj, ku zyrtarët shëndetësorë patën theksuan se do të përdorej vetëm për trajtimin e pacientëve shumë të sëmurë. Është njëra nga vetëm dy ilaçet e aprovuara në Britani për trajtimin e Covid-19, i dyti është një steroid i lirë i quajtur deksametazon, transmeton KOHA.

    Ilaçi ka zvogëluar kohën e shërimit në pacientë që vuajnë nga probleme të rënda më frymëmarrje.

    Remdesivir është një ilaç eksperimental që në fillim u krijua për trajtimin e Hepatitit C por u tregua i paefektshëm. U përdor edhe në luftën kundër Ebolas por edhe aty nuk u tregua aq efektiv.

    Sidoqoftë, u tregua më i suksesshëm në trajtimin e sëmundjeve të frymëmarrjes si SARS, MERS dhe koronavirusi i ri.

    Sipas zyrtarëve në SHBA, çmimi i remdesivirit është rreth 3,200 dollarë për trajtim nga gjashtë doza.

    Por disa kritikë kanë thënë se ilaçi nuk ia vlen aq sa e ka çmimin. Edhe pse e shkurton kohën e shërimit në disa pacientë me Covid-19, nuk i përmirëson dukshëm shanset e të mbijetuarit.

    KESCO: Për 11 ditë u importuan rreth 5.4 milionë euro energji elektrike
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Një skemë mashtrimi përmes faturave fiktive, me vlerë 1 milion euro në dëm të shtetit shqiptar është parandaluar në kohë nga Prokuroria...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut sot mbajti mbledhje pas ankesës së të dyshuarit Aleksandar Gjorçevski, babai i Vanja Gjorçevskës, së vrarë...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, bëri thirrje të enjten për mbrojtje më të fortë dhe më të integruar evropiane dhe tha se...
    Të tjera
    Kronika25 Prill 2024
    Policia e Kosovës njofton se të mërkurën gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari në Zveçan, janë gjetur dhe konfiskuar pesë...
    Opinione25 Prill 2024
    Burimi: The Financial Times (titulli origjinal: Don’t relax, Europe — the US hard right isn’t finished yet), Constanze Stelzenmuller. Në fundjavë, Kongresi...
    Lajme25 Prill 2024
    Gjatë seancës së Kuvendit Komunal në Gjilan ka ndodhur një konflikt mes dy asamblistëve. Njëri nga asamblistët e Vetëvendosjes i është vërsulur...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut sot mbajti mbledhje pas ankesës së të dyshuarit Aleksandar Gjorçevski, babai i Vanja Gjorçevskës, së vrarë...
    Kronika25 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sylejman Selimi dhe ish-pjesëtarit të UÇK-së...
    Ekonomi25 Prill 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se aktualisht janë 300 milionë euro shumë totale në formë të marrëveshjeve ndërkombëtare që sipas tij,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.