×
  • Lajme
  • Lajme

    BE ia bën të qartë Radoniqit pas skandalit në KQZ: Transparenca është thelbësore në çdo proces zgjedhor

    FrontOnline
    17 Shkurt 2025

    “Transparenca është thelbësore në çdo proces zgjedhor”, theksoi Zëvendëskryetari i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së (MVZ), Thomas Boserup, gjatë një takimi të mbajtur sot me kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi.

    Në këtë takim ishin të pranishëm edhe analistja zgjedhore Marcela Mašková dhe analistja juridike Eirini Skouzou, të cilët janë pjesë e misionit të BE-së për monitorimin e zgjedhjeve.

    Gjatë takimit, Radoniqi informoi përfaqësuesit e MVZ-së lidhur me ecurinë e numërimit të votave, duke u fokusuar veçanërisht në zhvillimet në qendrat komunale të numërimit, trajtimin e votave postare të ardhura nga jashtë Kosovës, si dhe votat me kusht.

    Ai theksoi angazhimin e KQZ-së për të garantuar një proces zgjedhor transparent dhe të besueshëm për të gjithë qytetarët.
    Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Misionit të BE-së nënvizuan rëndësinë e takimeve të rregullta me institucionet përgjegjëse për zgjedhjet, duke theksuar se mbledhja e informatave nga të gjitha palët e interesuara është një komponent kyç në hartimin e raportit përfundimtar të MVZ-së.

    “Ne dëgjojmë të gjitha palët e interesuara dhe takime si ky kontribuojnë në vlerësimin e përgjithshëm dhe raportin përfundimtar të misionit të vëzhgimit”, u shpreh Boserup, duke ritheksuar përkushtimin e BE-së për mbështetjen e proceseve demokratike në Kosovë.

    Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve i BE-së ka ndjekur nga afër zhvillimet zgjedhore në Kosovë dhe pritet që në përfundim të procesit të paraqesë një raport të detajuar mbi ecurinë dhe standardet e zgjedhjeve, duke përfshirë rekomandime për përmirësime të mundshme në të ardhmen.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Mars 2025
    Emisari Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen sot është takuar në Beograd me presidentin serb, Aleksandër Vuciq, kryediplomatin serb, Marko...
    Lajme25 Mars 2025
    Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Bajram Kelmendi”, në Prishtinë. Lajmin për Front Online e ka...
    Lajme25 Mars 2025
    Policia e Kosovës ka konfirmuar që në Prishtinë ka pasur gjuajtje me armë, të martën. Dy persona janë lënduar dhe janë dërguar...
    Të tjera
    Lajme25 Mars 2025
    Xhaxhai i Ardit Zymberit, 19-vjeçarit që humbi jetën si pasojë e një sulmi me armë zjarri, ka thënë se ka pranuar ngushëllime...
    Lajme25 Mars 2025
    Gjatë kësaj jave vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmoferike. Si rrjedhojë, gjatë gjithë javës parashihen vranësira...
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Drejtuesi politik i koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ishte sot në Elbasan, ku prezantoi kandidatët e partisë për deputetë të këtij qarku në...
    Lajme25 Mars 2025
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, është pyetur lidhur me shtrenjtimin enorm të kilogramit të specave në Kosovë. Peci në një intervistë në...
    Lajme25 Mars 2025
    Ministrit të kabinetit qeveritar Kurti 2 nga komuniteti turk i Kosovës të martën iu ngrit aktakuzë për sulm fizik, në atë që...
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, u takua sot me homologun e tij austriak, Alexander Van der Bellen. Van der Bellen, pos për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.