[wp-story]

Bota/Rajoni

BE gati të ofrojë ndihmë, Mogherini mesazh sensibilizues Ramës

BE gati të ofrojë ndihmë, Mogherini mesazh sensibilizues Ramës
20:44 | 22 Shtator 2019

Shefja në largim e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, përmes një mesazhi i shprehu keqardhjen kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës, mbi situatën e krijuar në vend si pasojë e lëkundjeve të djeshme sizmike.

Mbi tërmetet shkatërruese që goditën Shqipërinë, duke plagosur dhjetëra njerëz dhe shkatërruar ndërtesat dhe infrastrukturën, Mogherini uroi shërim të shpejtë për gjithë të dëmtuarit. Po kështu nënvizoi gatishmërinë e BE-së për të ofruar ndihmë, përfshirë edhe përmes mekanizmit të mbrojtjes civile.

Përsa i përket Ramës, ky i fundit anuloi udhëtimin e tij për në New York, në javën ministrore të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së./Front Online/

“Graniti” hap showroom-in e dytë në Prishtinë (VIDEO)

Të tjera