×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    BE ende pa vendim për rihapjen e kufijve, amerikanët pritet të përjashtohen

    FrontOnline
    27 Qershor 2020

    Vendet e Bashkimit Evropian nuk arritën të vendosin të premten për një liste të vendeve të sigurta, banorët e të cilëve mund të udhëtojnë në këtë bllok nga muaji korrik, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara, Brazili dhe Rusia janë vende të përcaktuara për t’u përjashtuar nga kjo listë.

    Ambasadorët nga 27 vendet anëtare të BE-së u mblodhën nga e premtja pasdite për të përcaktuar kritere për lejimin e hyrjes pa karantinë nga e mërkura e ardhshme.

    Një tekst i ripunuar u paraqit nga një grup prej 10-20 vendesh, por shumë diplomatë thanë se duhej të këshilloheshin së pari me qeveritë e tyre. Lista nuk përfshin Shtetet e Bashkuara, Brazilin apo Rusinë, tha një diplomat.

    Vendet anëtare vazhduan diskutimit deri në orët e vona të së premtes dhe pritet pritet të japin një përgjigje jozyrtare deri të shtunën në mbrëmje.

    Shtetasit amerikanë mund të lejohen të hyjnë në vendet e Bashkimit Evropian nëse i plotësojnë disa kushte si niveli i normal i temperaturës, thanë dy zyrtarë të Shteteve të Bashkuara.

    Komisioni Evropian kishte këshilluar që blloku së pari të heqë kontrollet e kufijve të brendshëm dhe pastaj gradualisht të hapë kufijtë e jashtëm. Megjithatë, hapi i parë nuk ka shkuar sipas planit.

    Greqia po urdhëron testet për COVID-19 për personat që mbërrijnë nga një varg vendesh të BE-së, përfshirë Francën, Italinë, Hollandën dhe Spanjën, me vetë-izolim derisa të njihen rezultatet.

    Republika Çeke ka thënë se nuk do të lejojë të hyjnë turistët nga Portugalia, Suedia dhe një pjesë e Polonisë.

    Ekziston një marrëveshje e gjerë që blloku duhet të hapet vetëm për ata me një situatë të ngjashme ose më të mirë epidemiologjike, por ka pikëpyetje se si të vlerësohet trajtimi i një vendi nga epidemia dhe besueshmëria e të dhënave.

    Një numër vendesh, si Tanzania, Turkmenistani dhe Laosi nuk kanë raste të raportuara në dy javët e fundit, sipas agjencisë së BE-së, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

    Bazuar në të dhënat e ECDC-së për një periudhë dy javore deri të enjten, një sërë vendesh janë qartazi në një situatë më të keqe se Bashkimi Evropian.

    Ato përfshijnë Shtetet e Bashkuara, Meksikën, Brazilin dhe pjesën më të madhe të Amerikës Latine, Rusinë, Afrikën e Jugut dhe Arabinë Saudite.

    Pavarësisht presionit nga kompanitë ajrore amerikane dhe sindikatave, Shtëpia e Bardhë nuk është angazhuar për vendosojen e masave të reja për sigurinë e udhëtimeve për shkak të pandemisë së Covid-19. Diskutimet mes kompanive ajrore dhe zyrtarëve qeveritarë, përfshirë Nënpresidentin Mike Pence të premten mbi kontrollin e temperaturës së udhëtarëve përfunduan pa marrëveshje.

    Komisioni ka sugjeruar që vendet e Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – duhet të pranohen.

    Megjithatë, sipas të dhënave të ECDC-së, numri i rasteve me Covid-19 në Bosnjë dhe Maqedoninë e Veriut mund të jetë shumë i lartë. /VOA

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Autoritetet e Maqedonisë së Veriut, po e vazhdojnë punën e tyre për ta zbardhur rastin e tragjedisë së Koçanit, ku vdiqën 59...
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Drejtuesi politik i koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ishte sot në Elbasan, ku prezantoi kandidatët e partisë për deputetë të këtij qarku në...
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, u takua sot me homologun e tij austriak, Alexander Van der Bellen. Van der Bellen, pos për...
    Të tjera
    Lajme25 Mars 2025
    Xhaxhai i Ardit Zymberit, 19-vjeçarit që humbi jetën si pasojë e një sulmi me armë zjarri, ka thënë se ka pranuar ngushëllime...
    Lajme25 Mars 2025
    Gjatë kësaj jave vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmoferike. Si rrjedhojë, gjatë gjithë javës parashihen vranësira...
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Drejtuesi politik i koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ishte sot në Elbasan, ku prezantoi kandidatët e partisë për deputetë të këtij qarku në...
    Lajme25 Mars 2025
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, është pyetur lidhur me shtrenjtimin enorm të kilogramit të specave në Kosovë. Peci në një intervistë në...
    Lajme25 Mars 2025
    Ministrit të kabinetit qeveritar Kurti 2 nga komuniteti turk i Kosovës të martën iu ngrit aktakuzë për sulm fizik, në atë që...
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, u takua sot me homologun e tij austriak, Alexander Van der Bellen. Van der Bellen, pos për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.