×
  • Sport
  • Sport

    Bayern Munichu nuk ka të ndalur, shkatërron Bochumin me rezultat të thellë

    FrontOnline
    18 Shtator 2021

    Bavarezët kanë marrë edhe fitoren e katërt radhazi në kampionat pasi barazimit në javën e parë ndaj Borussia Monchengladbach.

    Pjesa e parë e ndeshjes ndaj Bochumit u karakterizua me dominim të Bayernit, i cili përveç rasteve të shumta shënoi edhe katër gola.

    Serinë e golave për Bayernin e hapi Leroy Sane (17’) me një supergol nga goditja e lirë për 1:0, ndërsa Joshua Kimmich (27’) shënoi për 2:0.

    Bayerni shpejt gjeti edhe golin e tretë me Serge Gnabry (32’) për 3-0, ndërsa Vassilios Lampropoulos shënoi autogol për 4:0.

    Në pjesën e dytë, Bayerni vazhdoi me lojë më të mirë dhe shënoi edhe tri gola tjera për ta marrë një fitore të madhe.

    Robert Lewandowski (61’) shënoi për 5:0, Kimmich (65’) u përkujdes për 6-0, ndërsa Eric Choupo-Moting (79’) shënoi për rezultatin përfundimtar 7:0.

    Pas kësaj fitore, Bayerni e sheh veten në pozitën e parë me 13 pikë, ndërsa Bochumi zë vendin e 17-të me tri pikë.

    Në ndeshjen e radhës, Bavarezët udhëtojnë te Gurther Furth, teksa Bochumi e pret Stuttgartin.

    Përmes investimeve, KEDS iu ofron rreth 10 mijë banorëve të Vitisë stabilitet energjetik
    Nga Rubrika
    Sport24 Prill 2024
    Klubi anglez, Liverpool raportohet se është afër marrëveshjes me trajnerin e Feyenoord-it, Arne Slot. ‘The Reds’ tashmë janë në kërkim të pasuesit...
    Sport24 Prill 2024
    Nga data 25 deri më 27 prill 2024, do të mbahet Kampionati Evropian i Xhudos për Senior në Zagreb të Kroacisë. Kosova...
    Sport24 Prill 2024
    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi sot feston ditëlindjen e tij të 30-të. Pjesëtari i ekipit të Mallorcas tashmë i njohur...
    Të tjera
    Lajme24 Prill 2024
    Presidentja Vjosa Osmani në 23 vjetorin e vrasjes përkujtoi heroin Ismet Rraci për të cilin ka thënë se ishte patriot, aktivist i...
    Lajme24 Prill 2024
    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se brenda dy ditëve Qeveria Kurti është kritikuar rëndë në...
    Lajme24 Prill 2024
    Komuna e Prishtinës ka marrë vendim sot për anulimin e orarit të barnatoreve në kryeqytet. Kështu ka bërë të ditur shefi i...
    Lajme24 Prill 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë Qeveria Kurti duhet të marrë parasysh Raportin e DASh-it për Kosovën që është dalë dhe...
    Lajme24 Prill 2024
    Bashkimi Evropian i është afruar heqjes së masave kufizuese ndaj Kosovës, të vendosura para një viti nga ana e Komisionit Evropian, si...
    Lajme24 Prill 2024
    Në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë publikuar shpenzimet tremujore të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend. Prej partive kryesore në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.