Një person është vrarë me armë zjarri në fshatin Pakashticë të Podujevës, shkruan Front Online.
Mentor Kajtazi, siç merr vesh Front Online, nga disa burime nuk mundi t`u bëjë ballë plagëve që mori nga të shënat me armë.
I dyshuar për vrasjen e tij siç kupton “Front Online” është Florim Bujaku.
I dyti dyshohet se shtiu aksidentalisht mbi të parin. Ata mes vete ishin baxhanakë.
Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një rast të vrasjes që ka ndodhur në fshatin Pakashticë të Podujevës. Lidhur me këtë rast në vendngjarje, policia ka arrestuar një person të dyshuar: F.B mashkull 34 vjeç, Në vendngjarje janë sekuestruar , dy armë e gjuetisë. Viktimë në këtë rast është M.K (mashkull), 30 vjeç, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar në koordinim me prokurorin për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”.

Të tjera
-
Bota/RajoniAlgjeri: 26 të vdekur nga zjarret në pyje09:16 | 18 Gusht 2022
-
09:09 | 18 Gusht 2022
-
09:04 | 18 Gusht 2022
-
08:56 | 18 Gusht 2022
-
08:54 | 18 Gusht 2022
-
08:53 | 18 Gusht 2022
-
08:44 | 18 Gusht 2022
-
08:37 | 18 Gusht 2022
-
08:34 | 18 Gusht 2022
-
08:28 | 18 Gusht 2022
-
08:17 | 18 Gusht 2022
-
08:13 | 18 Gusht 2022