Sport

Batatina reagon ashpër pas humbjes nga Ballkani, Isufi i kënaqur me fitoren

Batatina reagon ashpër pas humbjes nga Ballkani, Isufi i kënaqur me fitoren
19:25 | 18 Shtator 2021

Trajneri i Ballkanit, Bekim Isufi e ka komentuar ndeshjen e sotme kundër Llapit në Suharekë.

Në kuadër të javës së pestë në Superligën e Kosovës, Ballkani mposhti Llapin me rezultat 2:0 në një ndeshje të tensionuar, shkruan FrontOnline.

Isufi pas ndeshjes u shpreh tejet i lumtur me fitoren e sotme.

“Çdo fitore është e rëndësishme, sidomos kundër një kundërshtari të fortë si Llapi edhe pse mendoj që nuk është në pozitën reale. Një ndeshje shumë e vështirë me shumë ndërprerje, por një fitore e merituar ku deri te goli i parë kishim menaxhimin e ndeshjes”, ka thënë Isufi në “Art Sport”.

“Por, kemi menaxhuar në përgjithësi ndeshjen. Kemi bërë një lojë të mirë dhe kemi arritur të mbroheshim mirë dhe arritëm të realizonim golin e dytë duke shfrytëzuar hapësirat e krijuara nga kundërshtari ynë”, shtoi ai.

Ndërkaq, trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili ishte cak i sharjeve nga tifozët e Ballkanit, u shpreh i zhgënjyer.

“Para së gjithash, në këto kushte, ndeshja nuk duhej të zhvillohej fare, me gjithë këta tifozë, me gjithë këto fyerje, nuk duhej të ishte luajtur”, theksoi Batatina.

“Fyerjet e tyre ndaj meje tregojnë qytetërimin e një qyteti dhe kulturën e tij. Nga minuta e parë deri në minutën e fundit nuk mund ta menaxhoja lojën për shkak të gjërave që më hodhën ndaj meje. Llapi është “Bossi” i Superligës”, shtoi trajneri llapjan./FrontOnline/

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera